martedì 17 dicembre 2013

Zgjuarsia e shejkh Ibnu Uthejminit

Zgjuarsia e shejkh Ibnu Uthejminit

Shejkh Ibnu Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është njohur për zgjuarsinë e tij.
 Ai i ndiqte nxënësit gjatë mësimit në mënyrë që ata mos të shpërqëndroheshin e më pas të humbisnin dobinë (e mësimit).
 Një herë ai vërejti një nxënës të shpërqëndruar, e me sa u dukte ai nuk e kishte kuptuar çfarë kishte thënë shejkhu dhe për këtë u ndal pak tek ai.
Shejkhu: A e kuptove atë që thashë?
Nxënësi: InshaAllah o shjekh!
Shejkhu (sikur nuk e bindi kjo fjalë): A ke shimag mbi kokë??
Nxënësi: Po o shejkh!
Shejkhu: Përse nuk the inshaAllah??
 Kur ishe pa e kuptuar mësimin the inshaAllah, ndërsa kur ishe i sigurtë se mbi kokë ke shimag, fole me siguri (dhe vendosshmëri) dhe nuk the inshaAllah.



Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento