sabato 21 dicembre 2013

Nga shejh: Rabia ibën Hadi ibën Umejr el Medkhali.Si ta adhurojmë Allahun përmes dijes së xherhut dhe ta’dilit?


Si ta adhurojmë Allahun përmes dijes së xherhut dhe ta’dilit

UNREAD_POSTnga Besmir Cacani » E Mërkurë Dhjetor 18, 2013 1:27 pm
Si ta adhurojmë Allahun përmes dijes së xherhut dhe ta’dilit?

Nga shejh: Rabia ibën Hadi ibën Umejr el Medkhali



Thotë pyetësi: Allahu ju ruajtë! Si ta adhurojmë Allahun azze ue xhel-le përmes dijes së xherhut dhe ta’dilit, e cila është prej dijeve më me vlerë?

Përgjigja: nëse e arrin këtë gradë – të dijes, të kujdesit dhe ruajtjes nga gjynahet dhe dyshimet (el uera’), asketizmit dhe sinqeritetit për hir të Fytyrës së Allahut –ath do ta dish sesi të afrohesh tek Allahu me atë dije; kjo duke ditur se përmes saj po mbron Fenë. 

Dija e xherhut dhe ta’dilit është një dije madhështore, të cilën nuk mund ta marrin përsipër vetëm se disa individë prej njerëzve. Disa prej hafizëve të mëdhenj në hadith, nuk janë marrë në konsideratë në dijen e xherhut dhe ta’dilit nga dijetarët. Unë po ju them juve, se unë nuk jam prej dijetarëve të xherhut dhe ta’dilit, dhe i këshilloj vëllezërit e mi që të braktisin teprimin, Allahu ju begatoftë! Unë jam kritikues, jam kritikues që kam kritikuar disa persona të caktuar lidhur me gabimet e tyre, ndërsa njerëzit e kanë shtjelluar këtë gjë. Unë heq dorë përpara Allahut nga teprimi.

Mos thoni: shejh Rabia është Imami i xherhut dhe ta’dilit, kurrësesi! Kam dëshmitar Allahun që unë e urrej këtë fjalë; lërini këto teprime o vëllezër!

Pasha Allahun! Ka kohë që i urrej këto gjëra, nga natyrshmëria ime. Kur unë vërej çështjen se Ibën Khuzejmeh është Imami i Imamllarëve – dhe ai pasha Allahun është Imam i madh - , mirëpo mendoj se Imami i Imamllarëve është fjalë e rëndë pasha Allahun.

Epitete që kanë hyrë tek muslimanët. Shikoji si kanë folur sahabët: ka thënë Umeri, ka thënë Uthmani, ka thënë Aliu, ka thënë kështu. Lërini këto fjalë që fusin frikë! 

Ai që ka dije dhe e njeh menhexhin e Selefëve të devotshëm, kritikon.

Kaq, dijetarët e xherhut dhe ta’dilit na kanë sqaruar neve gjëndjen e burrave gënjeshtarë, të braktisur (që nuk u merret hadithi), atyre që kanë memorie të keqe, atyre që ngatërrohen etj, atyre që janë besnikë, të drejtë, që janë hafizë (në hadith) etj.

Ne jemi kritikues. Unë jam një kritikues i dobët që kritikoj gabimet për të cilat të tjerët kanë heshtur apo nuk kanë dijeni; lërini këto gjëra, Allahu ju begatoftë!

Ai që ka dituri, që e njeh menhexhin e Selefëve dhe vëren qartazi bidate perpara tij, ath i sqaron për hir të Allahut, si sinqeritet për Fytyrën e Allahut tebareke ue teala dhe si mbrojtje për këtë Fe.

Na vjen një bidatçi dhe e shëmton Fenë me bidatin e tij, flet për Allahu pa dituri dhe përhapën devijimin e tij në emër të Fesë; qoftë në akide, adhurim, menhexh, politikë, ekonomi apo në një prej çështjeve.

Tani teprimi përhapet në mesin e selefive, teprimet dhe frikësimet përhapen, aq sa disa prej tyre kanë arritur gradët e Rafidive, Sufive, apo të Hululit. Ne heqim dorë përpara Allahut nga ky teprim.

Ndiqni menhexhin e Selefëve të devotshëm lidhur me mesatarinë, drejtësinë dhe lidhur me dhënien pozitën që i takon njerëzve, pa bërë teprime, Allahu ju begatoftë.

Ne tani jemi nxënës dije, jemi nxënës dije që kemi kritikuar disa gabime, dhe kemi diçka nga dituria.

Ju porosis o vëllezër, që të ndiqni rrugën e Selefëve të devotshëm, qoftë në studim, moral, thirrje (davet), pa qënë të ashpër, pa bërë teprime, dhe bëni thirrje të shoqëruar me butësi, mëshirë dhe moral të lartë, dhe pasha Allahun thirrja Selefije do të përhapet.

Thirrja Selefije tani po “hahet” dhe po e “hajnë” ata që i përkatësohen – nuk them selefitë – sepse disa nga ata që i përkatësohen [thirrjes Selefije] i përkatësohen me të padrejtë këtij menhexhi; ata po “hahen” përpara njerëzve, dhe ja kanë shëmtuar imazhin thirrjes Selefije me këtë metodë.

Unë e këshilloj këtë që t’i frikësohet Allahut azze ue xhel-le, të mësojë dijen e dobishme, të veprojë punë të devotshme dhe t’i thërrasë njerëzit me dituri dhe urtësi.

O vëllezër! Faqet e internetit janë zift tani. Gjithë njerëzit tallen me ata që quhen selefi; tallen me ta dhe rrahin shuplakët nga gëzimi, Allahu ju begatoftë!

Ai që ka mësuar nga ju dhe ka kuptuar tefsirin, le t’i ofrojë njerëzve artikuj në tefsir; ajete që lidhen me dispozitat, me moralin, me akiden. Ja! Kështu i përhapën për njerëzit, dhe ky është davet. 

Ai që ka dituri në hadith, Allahu ju begatoftë, përhapën artikuj që kanë lidhje me kuptimet e hadithit, me dispozitat e hallallit, haramit dhe moralit që ato përmbajnë, etj.

Mbusheni këtë dynja me dituri, sepse njerëzit kanë nevojë për këtë dituri.

Këto grindje ia prishin imazhin menhexhit Selefi, dhe i largojnë njerëzit prej tij.

Lërini grindjet, qofshin ato në internet, në çfarëdo fushe të jenë apo në çfarëdo vendi të jenë; ofrojini njerëzve diturinë e dobishme.

Mos hyni në debate me njerëzit apo mes veti. Në këtë libër keni lexuar sesi selefët largoheshin nga debatet. Mos debatoni vetëm se në rast nevojë, dhe debat nuk bën vetëm se një njeri i ditur që mund t’i shtypë bidatçitë. Mos hyni në debate mes njëri-tjetrit.

Nëse ndodh ndonjë gabim, ath kthejani atë dijetarëve dhe mos hyni në grindje dhe trillime, sepse këto [gjëra] e kanë humbur davetin Selefi, dhe e kanë dëmtuar me një dëm të pa parë në histori. Këtë gjë e kanë ndihmuar edhe mediat kriminele; shejtani internet ka ndihmuar në këto probleme. Çdokush që kruar kokën [për ndonjë gjë], e ka hedhur mysybetin e tij në internet.

Lërini këto gjëra!

Flisni me dituri që t’ju nderojë juve dhe thirrjen tuaj, ndërsa ai që nuk ka dituri, ath mos të shkruajë [artikuj] për njerëzit; as në internet dhe askund tjetër, Allahu ju begatoftë!

Largohuni nga zilitë dhe urrejtjet, përndryshe pasha Allahun do ta vdisni këtë thirrje. Shpresoj që mos të jetë mes jush ndonjëri që ka marrë pjesë në këtë bela.

E lus Allahun të më japë mua dhe ju qëndrueshmëri në Sunet!

Dëgjoni o vëllezër! Kush prej jush ka dije dhe e ka përvetësuar, le të shkruajë në internet atë që i bën dobi njerëzve; qoftë në tefsir – duke qënë i sigurtë – dhe duke përfshirë [në shkrimin e tij] akiden, moralin, dispozitat etj. etj. Allahu ju begatoftë!

Tefsiri është det, pasha Allahun kur merrni prej tij keni marrë prej detit.

Komentoni hadithet që keni, dhe ndihmohuni me komentimet e dijetarëve, me komentimet e sakta dhe preçize, e më pas ofrojani njerëzve; qoftë në akide, adhurim apo në moral, me një formë të urtë dhe të qetë që i bën dobi njerëzve.
Pasha Allahun do ta shikoni si do të përparojë, lulëzojë dhe si do të ndriçojë dynjaja prej tyre. Ndërsa tani Selefizmit po i bëhet padrejtësi me këto metoda, Allahu ju begatoftë!

Ju këshilloj t’i lini debatet dhe konfliktet në internet, dhe në terren poashtu. Ju këshilloj me këtë gjë, Allahu ju begatoftë!

Ai që ka dituri, le të flasë me dituri, le të shkruajë dhe të thërrasë me dituri; le të thërrasë me argumente dhe fakte.
Largohuni nga mospajtimet. Mos i nxisni shkaqet e përçarjes mes veti.

Nëse ndonjëri bën ndonjë gabim, ath le t’i parashtrohet dijetarëve, në mënyrë që të merren me të dhe ta rregullojnë.
Allahu ju begatoftë, i bëftë punët tuaja të qëlluara dhe ju bashkoftë zemrat! Allahu ju begatoftë!

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141417 


Përktheu: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento