mercoledì 5 giugno 2013

Takimi i shejh Rabisë me shejhun eminent Salih el-Luhajdan

Takimi i shejh Rabisë me shejhun eminent Salih el-Luhajdan
-përcjellë nga shejh Ahmed ez-Zehrani-
http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130950


Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Lavdi All-llahut Zotit të Botëve, salavatet dhe selamet qofshin mbi më të nderuarin e profetëve dhe pejgamberëve, pejgamberin tonë Muhammed, familjen dhe shokët e tij, më pas:

Kam qënë nën shoqërinë e shejhut tonë, shejhut dhe doktor Rabia ibën Hadi el Medkhali – All-llahu e ruajtë – me të cilin jemi takuar me shejhun eminent Salih el-Luhajdan –All-llahu e ruajtë-, njërin prej antarëve të Komitetit të Dijetarëve të Mëdhenj, ditën e Enjte datë 15/08/1433 h.

Ky takim u zhvillua pas namazit të jacisë në Qabe, dhe takimi ishte i mrekullueshëm –sikurse dhe takimet tjera-, lavdi All-llahut.

Në përfundim të takimit, shejh Rabia lëvdoi vëllaun e nderuar Khalid Bakijs për përpjekjet e tija madhështore në shërbimin e thirrjes Selefije, përmes faqes së tij të internetit Mijrathul Enbija’ (http://www.ar.miraath.net/). Gjithashtu shejhu kërkoi nga shejh Salih el-Luhajdan që të marrë pjesë në radion e faqes Mijrathul Enbija’, ndërsa ai premtoi për mirë.

E lusim All-llahun që t’i begatojë dijetarët tanë, të ndihmojë Sunnetin dhe pjestarët e tij përmes tyre, ta shtypë bidatin dhe thirrësit e tij përmes tyre, dhe gjithashtu e lusim të na bëjë të qëndrueshëm në pasimin e Kuranit dhe Sunnetit sipas kuptimit të Selefëve. 

Salavatet dhe selamet e All-llahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammed, familjen dhe shokët e tij.



Përktheu: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento