lunedì 10 giugno 2013

Ngritja për të plotësuar namazin përpara se imami të japë selam. Abdulaziz es-Sed’han.

Ngritja për të plotësuar namazin përpara se imami të japë selam
Abdulaziz es-Sed’han



Falenderimet i përkasin Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe gjithë shokët e tij. Më pas…

Vërehet tek të vonuarit në namaz se ata përshpejtohen në ngritjen për të plotësuar çfarë i ka ikur nga namazi kur imami fillon të japë selam. 

Kjo është në kundërshtim me thënien e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Vërtet imami është për tu ndjekur, kështuqë nëse bën tekbir atëher bëni tekbir, nëse bie në ruku atëherë bini në ruku…” Hadithin e transmeton Bukhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu).

Ndërsa në hadithin tjetër thuhet: “O njerëz! Vërtet unë jam imami juaj kështu që mos më paraprini me ruku, as me sexhde, as me kijam, as me ulje dhe as me insiraf.” E transmeton Muslimi dhe Ahmedi nga Enesi (radijAllahu anhu).

Thotë Imam Neueuiu: “Me insiraf është për qëllim dhenia e selamit.” 

Ndërsa Imam Shafiu (Allahu e mëshirfotë) ka thënë: “Kush është vonuar për në namaz, mos të ngrihet për të plotësuar çfarë i ka ikur nga namazi derisa imami të kryejë dy selamet.”
Gjithashtu shejkh Abdurrahman es-Sa’dij ka dhënë fetva për pyetjen e mëposhtme:
A i lejohet atij që është vonuar në namaz të ngrihet për ta plotësuar atë përpara se imami të kryejë dhënien e selamit?
Ai është përgjigjur duke thënë: “Atij nuk i lejohet kjo gjë! Ai duhet të qëndrojë derisa imami të kryejë dhënien e selamit të dytë. Nëse ai ngrihet përpara se imami të kryejë dhënien selam, dhe nuk kthehet, atëherë namazi i tij kthehet në nafile dhe ka për detyrë ta përsërisë namazin, sepse ai që falet pas imamit ka për obligim të qëndrojë sëbashku me të derisa ai (imami) të kryejë namazin.” Mbaroi fjala e shejkhut Allahu e mëshiroftë, ngalibri fetaua esh-shejkhi Ibnis-Sa’dij fq174.


Përcjellur nga libri: min mukhalefeti et-taharati eus-salati ue ba’di mukhalefetil mesexhid i shejkh Abdulaziz es-Sed’han.
Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=13553

Përshtati: Besmir Cacani

_________________

Nessun commento:

Posta un commento