martedì 18 giugno 2013

Gjykimi i qepjes së rrobave të shkurta dhe të ngushta Nga shejhu fisnik: AbdulAziz ibën Baz -Allahu e mëshiroftë-

Gjykimi i qepjes së rrobave të shkurta dhe të ngushta
Nga shejhu fisnik: AbdulAziz ibën Baz -Allahu e mëshiroftë-



Pyetja: vërtetë unë qepi për gratë rroba, këmisha të ndryshme, dhe ka prej tyre që janë të tejdukshme dhe që nuk janë të tejdukshme. Gratë të cilat më paraqiten kanë mendime të ndryshme lidhur me të veshurit; ka prej tyre që veshin rroba të shkurta, dhe (veshin rroba) të gjata. Unë i këshilloj ato për këtë gjë, dhe ka prej atyre që e dëgjojnë (fjalën), dhe ka prej atyre që këmbëngulin, ndërsa unë kam frikë se fitesa ime nga qepja e këtyre rrobave për njerëzit që nuk i frikësohen Allahut, kam frikë se mos është haram; më jepni udhëzim? Allahu jua shpërbleftë!

Përgjigja: ajo që këmbëngul në veshjen me rroba të shkurta, mos qep për të dhe mos e ndihmo në gjynah. E sa i përket asaj që jep këshillë dhe thotë “zbatoje” (këtë gjë), kjo nuk ka problem. Kurse për rrobën e tejdukshme, ia sqaron asaj që nuk lejohet veshja e saj pa kurrgjë tjetër, mirëpo nëse ajo vesh diçka tjetër mbi të (mbi rrobën e tejdukshme), atëherë nuk ka problem (që t’ia që qepësh). Ti duhet t’i ndihmosh ato në hajër, t’i këshillosh, t’i pengosh nga e keqja qoftë edhe me fjalë dhe me këshillë. Sa i përket asaj që nuk i përgjigjet (këshillës) dhe e din se i vesh rrobat e shkurta apo të tejdukshme që nuk e mbulojnë (trupin) vetem se me një rrobë tjetër përsipër; këto mos i ndihmo dhe mos qep për to, sepse Allahu subhanehu ue teala thotë:

وَلا تَعَاوَنُوا عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ


“Mos bashkëpunoni në gjynahe dhe padrejtësi.” 
[el Maide: 2].

Muslimanët kanë për detyrë që të bashkëpunojnë në vepra të mira dhe të devotshme, e mos të bashkëpunojnë në gjynahe dhe padrejtësi. Për çdo grua që e din se veshë rroba të shkurta, mos qep për të, dhe çdo grua që e din se veshë rroba të tejdukshme dhe pa rrobë tjetër poshtë saj, mos e ndihmo në atë gjë; këshilloje, mësoje dhe mos e ndihmo, por përgëzohu me të mirë, sepse Allahu do ta zëvendësojë atë gjë me një gjë më të mirë, dhe Allahu do të sjellë furnizim të mirë si zëvendësim për ty për mirësinë që ke bërë, sepse Ai subhanehu thotë:

وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لا يَحْتَسِبُ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ


“E kush i frikësohet Allahut, (Allahu) i bën atij rrugëdalje, dhe e furnizon nga nuk e pret.”
 [et-Talak: 3].

Poashtu thotë i Lartësuari: 


وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مِنْ أَمْرِهِ يُسْرًا


“E kush i frikësohet Allahut, (Allahu) ia lehtëson atij çështjet.” [et-Talak: 4].

Ti (o motër) duhet t’i frikësohesh Allahut dhe mos t’i ndihmosh gratë që synojnë gjynahun, qoftë në veshje apo diçka tjetër.

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/18610
Përktheu: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento