Gjykimi i atij që vdes në grevë
Muhammed ibën Salih el Uthejmin - http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=129448
Muhammed ibën Salih el Uthejmin - http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=129448
Pyetja: Çfarë mendimi keni rreth grevës? Shpesh dëgjojmë në radio dhe lexojmë në gazeta se disa njerëz bëjnë grevë si argumentim në disa çështje (apo vendime). Zakonisht këta grevistë janë nga mesi i të burgosurve; çfarë gjykimi ka ai që vdes në grevë?
Përgjigja: Gjykimi i atij që vdes në grevë (për shkak të grevës), është se ai ka vrarë veten dhe ka vepruar atë që All-llahu i Lartësuar ka ndaluar. Vërtet All-llahu i Lartësuar ka thënë:
وَلَا تَقْتُلُوا أَنْفُسَكُمْ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا
“Dhe mos i vrisni vetet tuaja. Vërtet All-llahu është i Mëshirshëm me ju.” En-Nisa’: 29
Dihet se ai që e privon veten nga ushqimi dhe pija, do të vdesë, dhe mbi këtë bazë ai është vetëvrasës. Njeriut nuk i lejohet të mbajë grevë për një afat kohor ku ai vdes. Ama nëse mban grevë për një afat kohor ku ai nuk vdes, dhe njëkohësisht kjo është e vetmja mënyrë për të larguar nga vetja padrejtësinë, apo për të rikthyer të drejtën e tij, atëherë kjo është e lejuar nëse gjendet në një vend ku greva përdoret si mënyrë për të larguar padrejtësinë, apo për rikthimin e të drejtës; në këtë rast nuk ka problem. Ndërsa të arrijë puna deri në vdekje, kjo kurrsesi nuk lejohet.
Fetaua nurun ala ed-derb, kaseta nr.5 ana A, pyetja nr.8
Përktheu: Besmir Cacani
Nessun commento:
Posta un commento