venerdì 31 maggio 2013

O Zot! Të frikësohem Ty dhe atij që nuk të ka frikë Shejkhul Islam Ibnu Tejmijjeh

O Zot! Të frikësohem Ty dhe atij që nuk të ka frikë
Shejkhul Islam Ibnu Tejmijjeh


Thotë shejkhul Islam Ibnu Tejmijjeh Allahu e mëshiroftë:

“Disa njerëz thonë: O Zot! Vërtet unë të frikësohem Ty dhe i frikësohem atij që nuk të frikësohet. Kjo fjalë është e ulët dhe nuk lejohet, bile njeriu duhet t’i frikësohet vetëm Allahut dhe askujt tjetër. Vërtet ai i cili nuk i frikësohet Allahut, atij nuk është për t’iu frikësuar, sepse ai është zullumqar dhe prej miqve të shejtanit, dhe Allahu ka ndaluar që të kihet frikë prej këtyre njerëzve. E nëse dikush thotë: ndoshta një person i tillë më dëmton, atëherë themi: ai të dëmton sepse ta dërgon Allahu, e nëse Allahu dëshiron që ta largojë sherrin e tij nga ti, e bën atë. Çështja i përket Allahut, porse Allahu i dërgon (të tilla gjëra) njeriut si shkak i gjynaheve të tij. Nëse ti i frikësohesh Allahut, i druhesh dhe i mbështetesh Atij, atëherë Allahu të mbron nga çdo e keqe dhe nuk të dërgon të tilla gjëra, vërtet Ai ka thënë:

ومن يتوكل على الله فهو حسبه

“E kush i mbështetet Allahut, Allahu është garanti i tij.”
 Et-Talak:4

Dërgimi i këtyre gjërave (të dëmshme) janë si shkak i gjynaheve dhe frikës që ke prej atij personi, e nëse i frikësohesh Allahut, pendohesh nga gjynahet dhe i kërkon falje Atij, nuk të dërgon të tilla gjëra, sikurse ka thënë:

وما كان الله معذبهم وهُم يستغفرون

“Allahu nuk është ndëshkues i tyre përderisa ata kërkojnë falje.” El Enfal:33



Mexhmu’ul fetaua 1/58
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=69049 
Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento