mercoledì 29 maggio 2013

Shejkh: Zejd el-Medkhalij


Ngjitu lart  
NUK ËSHTË KUSHT (PËR NXËNËSIN E DIJES) QË TË SJELLË TEZKIJE


PyetësiJu e njihni realitetin e muslimanëve në vendet e kufrit, ku shumica e të rinjëve d.m.th. janë jo arabë, nuk e kuptojnë gjuhën arabe. Në fshatin tonë p.sh. është një vëlla i cili ka përkthyer mendimet e dijetarëve nga librat e tyre me vëllezërit e tij, libra të thjeshtë (në të kuptuar) si psh: komentimin e tre bazave të shejkh el-Uthejmin dhe disa libra të tjerë; por është kundërshtuar dhe i është thënë se duhet të kesh Tezkije të veçantë nga një dijetar i madh nga Saudia p.sh.; d.m.th. nga një dijetar selefij. Cili është mendimi i juaj për këtë gjë?

ShejkhuMendimi im në lidhje me këtë (gjë për të cilën pyet) është se ai që mëson diçka prej shkencave të Fesë Islame dhe Legjislacionit Islam dhe e zotëron mirë atë (që ka mësuar), nuk ka ndonjë problem për të (që t’imësojë të tjerët), bile ai ka shpërblim nëse u mëson me këtë (dituri që ka mësuar) dhe nuk është kusht që të sjellë Tezkije, por shikohet se me çfarë i mëson njerëzit:
- Nëse i mëson ata me (dituri) të saktë, me dispozitat fetare (së bashku) me argumentat e tyre (përkatëse); kjo është ajo që kërkohet dhe nuk është kusht që të ketë Tezkije nga ndonjë shejkh.
- E nëse gabon- dhe patjetër duhet të gjindet dikush që e kritikon gabimin- nëse bën gabim atëherë nuk lejohet që t’i mësojë njerëzit me diçka që nuk është e saktë.

Kjo pra është mes’eleja, sikurse ka thënë Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:
“بلغوا عني ولو آية”
“Transmetoni nga unë qoftë edhe një ajet”


D.m.th. (ky hadith) është argument se ai që mbart pak nga dituria dhe njerëzit kanë nevojë për diturinë e tij, atëherë është obligim për të që t’iu transmetojë atyre (diturinë) dhe nuk i lejohet askujt që ta pengojë atë.
Përveçse nëse e sheh duke humbur (devijuar) njerëzit: flet përAll-llahun dhe për Fenë e All-llahut pa dituri, jep fetva pa dituri dhe vendos rregulla pa dituri; së pari kjo nuk i lejohet atij dhe nuk lejohet heshtja ndaj tij, por ai këshillohet që të mësojë derisa të marrë (përfitojë) një hise (pjesë) prej diturisë dhe (pastaj) ti mësojë njerëzit. 
Ai nuk ndalohet (që të mësojë njerëzit) kur ia qëllon (kur i’u mëson dituri të saktë) dhe nuk aprovohet nëse është gabim.


PyetësiNëse ai mjaftohet me përkthimin e mendimeve të dijetarëve, nuk shton e as nuk mangëson?

ShejkhuNëse transmetohen mendimet e dijetarëve me besnikëri akademike atëherë nuk ka problem. 

Pyetësi: ..Dhe nuk mangëson.


Shejkhu: Kjo është rruga (metodologjia) e nxënësve të diturisë, ata transmetojnë nga dijetarët e tyre dhe nga ata që u kanë paraprirë atyre me shumë vite, të cilët shkruajtën librat dhe mblodhën hadithet në librat e Sun-netit, ai (nxënësi i diturisë) transmeton nga ata, por me besnikëri akademike. 
Dhe më mirë për të është që të kuptojë atë që ai transmeton ku nëse pyetet ka mundësi që të japë sqarim me të gjitha detajet në gjykimin fetar, në mes’elen fetare në mënyrë që mos të bie në gabim.
Pra transmetimin -gjithashtu- patjetër që duhet ta shoqërojë kuptimi i asaj që njeriu transmeton. Njeriu mund të flasë ose diçka të shtrembëruar, ose gabim dhe për këtë shkak kalon dëmi tek dëgjuesi. Pra patjetër duhet që kuptimi - gjithashtu- të jetë (së bashku) me transmetimin (pra ajo që transmetohet të kuptohet nga transmetuesi). 

Shejkh: Zejd el-Medkhalij
(Nga kaseta e parë- Sherhu es-Sun-neh i Imam Ahamed) 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127163
Përktheu: Astrit Hoxha

Nessun commento:

Posta un commento