giovedì 23 maggio 2013

T'i mësosh fëmijëve selefizmin - Ali er-Ramli


Ngjitu lart  
Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Lavdi All-llahut, Zotit të krijesave, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammed, familjen dhe shokët e tij. Më pas..
Para disa ditëve më është dërguar një pyetje përmes internetit, e cila thoshte:

selam alejkum
vella kam 1 pyetje po pate mundesi te me pergjigjesh me argument.
A lejohet ti flitet femijeve edhe pse jan te vegjel qe ne jemi selefi dhe ti shpjegojme qe duhet te quhemi selefi etj dhe te mundohem ti flas pak a shum me aq sa ato kuptojne edhe per bidatet ne menyre qe te rriten me frymen e selefizmit dhe kunder bidateve pasi burri im kur me degjoj me kundershtoj me tha mos i thuaj me keshtu se eshte fitne jane te vegjel,
Si eshte e sakte duhet apo jo ne kete menyre qe une kam vepruar?


Pyetjen ia kam dërguar shejh Ali ibën Muhtar er-Ramliut përmes e-mailit, dhe shejhu All-llahu e ruajtë dhe shpërbleftë me të mira është përgjigjur duke thënë:

"Përgjigja: Ue alejkumus-selam ue rahmetull-llahi ue bereketuhu! Po! Bile kjo është detyrë (uaxhib) në momentin që fëmijët i kuptojnë këto gjëra dhe munden t'i kuptojnë fjalët. Neve i shpjegojmë atyre obligueshmërinë e pasimit të menhexhit selefi; kjo është detyra jonë. Gjithashtu, atyre u shpjegojmë edhe bidatin, dhe bidati është gjykim fetar, si mundet të jetë fitne?!! Këto janë fjalët e bidatçive dhe nuk janë fjalët e Ehli Sunnetit; bidatçitë thonë se të folurit dhe sqarimi i bidatit është fitne, dhe prej All-llahut kërkojmë ndihmë."


Mëposhtë edhe fotot e pyetjes së dërguar dhe përgjigjes së dhënë nga shejhu.

Shtojca:
www.youtube.com.png
www.youtube.com.png [ 12.37 KiB | Parë 748 herë ] 


Shtojca:
Ali er-Ramli.png
Ali er-Ramli.png [ 242.44 KiB | Parë 748 herë ] 

Nessun commento:

Posta un commento