venerdì 24 maggio 2013

shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë):

Ka thënë shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë):

Dobi:

Transmeton Bejhakiu me sened të saktë, nga Said ibnil Musejjib se ka parë një person duke falur më shumë se dy rekate pas hyrjes së sabahut – dhe ai po e zgjaste rukunë dhe sexhden –, Saidi e ndaloi nga kjo ndërsa ky personi iu përgjigj duke thënë:

“O Eba Muhammed! A mos më ndëshkon All-llahu për namazin që e fal?!

Saidi tha: 

“Jo! Mirëpo të ndëshkon për kundërshtimin që i bën Sunnetit.”

Kjo është prej përgjigjeve të rralla nga Said ibnil Musejjib (All-llahu e mëshiroftë) dhe njëkohësisht është armë e fuqishme kundrejt bidatçive, të cilët shumë bidate i konsiderojnë të mira nën pretekstin se ato janë dhikër dhe namaz. Më pas, ata e qortojnë Ehli Sunnetin për kundërshtimin që bëjnë atyre dhe i akuzojnë se po refuzojnë dhikrin dhe namazin!! Por në realitet, Ehli Sunneti refuzojnë kundërshtimin që këta njerëz po i bëjnë Sunnetit lidhur me dhikrin namazin etj.

Nga libri: Iruaul ghalijl fij takhrijxhi meneris-sebijl 2/236

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127751

_________________

Nessun commento:

Posta un commento