giovedì 23 maggio 2013

Llojet e Teuhidit . Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan.


Llojet e Teuhidit
Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan
bismillah
Pyetja: Cilat janë llojet e Teuhidit; dhe na jepni një sqarim për secilin lloj?
Përgjigja: Teuhidi është tre llojësh.
I pari: Teuhidi Rrububije, që do të thotë: veçimi i Allahut të Lartësuar në veprimet e Tij, si psh krijimi, furnizimi, dhënia e jetës, marrja e jetës, sjellja e dëmit, dobisë dhe të tjera veprime të Allahut subhanehu ue teala. Muslimani beson se Allahu është i pashok (dhe s’ka të barabartë) në Rrububijen e Tij.
Lloji i dytë: Teuhidi Uluhije, që është: veçimi i Allahut të Lartësuar me llojet e adhurimeve që i ka ligjëruar, si namazi, agjërimi, haxhi, zekati, duaja, zotimi, kurbani,er-raghbeh (dëshira për të arritur diçka të dashur), shpresa, frika, droja dhe llojet e tjera të adhurimeve. Veçimi i Allahut të Lartësuar me këto adhurime quhet TeuhidUluhije, dhe ky lloj është ai që u kërkohet krijesave.
Sa i përket llojit të parë – Teuhidit Rrububije – njerëzit e pohojnë këtë lloj, bile këtë e pohojnë edhe mushrikët tek të cilët është dërguar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem; ata e pohonin Teuhidin Rrububije, sikurse thotë i Lartësuari:
43_87
“E nëse i pyet ata (mushrikët) se kush i ka krijuar, atëherë do të thonë: Allahu!” [ez-Zuhruf: 87].
23_86
“Thuaj: kush është Zoti i shtatë Qiejve, dhe kush është Zoti i Arshit madhështor? Ata do të thonë: Allahu!” [el Mu’minun: 86-87],
dhe të tjera ajete të cilat tregojnë se mushrikët e pohonin Teuhidin Rrububije. Mirëpo, ajo që kërkohet nga njerëzit është veçimi i Allahut me adhurim. Nëse njerëzit e pohojnë Teuhidin Rrububije, atëherë është detyrë për ta që të pohojnë edhe Teuhidin Uluhije. Pejgamberët kanë thirrur drejt Teuhidit të adhurimit (Uluhije), sikurse thotë i Lartësuari:
16_36
“Vërtetë kemi dërguar tek çdo popull të dërguar (për t’i thënë, dhe me mesazhin): veçojeni Allahun me adhurim, dhe largohuni nga çdo gjë që adhurohet përpos Tij.” [en-Nahl: 36].
Çdo Pejgamber bën thirrje për tek Teuhidi i adhurimit (Uluhije), ndërsa sa i përket Teuhidit Rrububije, ky lloj gjendet tek natyrshmëria e njeriut, mirëpo nuk është i mjaftueshëm (pohimi i këtij lloji vetëm).
Lloji i tretë: Teuhidi el Esma ues-Sifaat, që është: pohimi për Allahun azze ue xhel-le i emrave dhe cilësive që Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lemkanë pohuar, dhe poashtu mohimi që Allahu të ketë mangësitë apo të metat që Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem  i kanë mohuar.

Përktheu: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento