domenica 5 maggio 2013

Nuk keni lënë njeri pa folur rreth tij Muhammed ibën Hadi el Medkhali


Ngjitu lart  
Nuk keni lënë njeri pa folur rreth tij
Muhammed ibën Hadi el Medkhali - http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=131091



Pyetja: ky thotë: shejh i nderuar! Ju duam për hir të All-llahut, ju dhe të gjithë dijetarët të cilët mbrojnë Sunnetin dhe pjestarët e tij.

Shejhu: themi, të dashtë All-llahu për hir të Cilit na don, dhe na bëftë ne dhe ju prej atyre që duhen për hir të Tij!

Pyetja: mirëpo o shejh, është një dyshim që e hedhin disa persona duke thënë: ‘nuk na keni lënë asnjeri, vetëm se keni folur rreth tij’. Dëshirojmë nga ju një sqarim, All-llahu jua shpërbleftë me të mira.

Përgjigja: them: këto fjalë thuhen dhe është për qëllim largimi i njerëzve nga Ehli Sunneti. Qëllimi është largimi i njerëzve nga Ehli Sunneti, në mënyrë që t’i hapet rrugë të tillë personave apo të ngjashëm, e pastaj t’i humbasin njerëzit.

Themi: kjo nuk është e saktë! All-llahu xhel-le ue ala ka marrë premtim nga dijetarët që të sqarojnë, dhe sqarimi i njerëzve të vërtetën është detyrë (uaxhib) për atë që ka njohuri; dhe kjo bën pjesë tek këshilla. E kota nuk përhapet vetëm se me njerëz, sikurse edhe e vërteta nuk përhapet vetëm se me njerëz. Paralajmërimi nga e kota, duhet të shoqërohet me paralalmërim nga pjestarët e të kotës; sepse Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i ka cilësuar disa njerëz me cilësi paralajmëruese përpara se të vijnë e të shfaqen, e kjo si këshillë për ymetin e tij alejhis-salatu ues-selam. Ai ka paralajmëruar nga khauarixhët që do të shfaqeshin pas tij, nga thirrësit për tek dyert e Xhehennemit, të cilët janë njerëz nga mesi ynë, dhe flasin gjuhën tonë; ai ka paralajmëruar prej tyre alejhis-salatu ues-selam. Gjithashtu, ai ka paralajmëruar nga njerëzit që ndjekin të paqartën në komentimin e thënies së All-llahut tebareke ue teala:

هُوَ الَّذِيَ أَنزَلَ عَلَيْكَ الْكِتَابَ مِنْهُ آيَاتٌ مُّحْكَمَاتٌ هُنَّ أُمُّ الْكِتَابِ وَأُخَرُ مُتَشَابِهَاتٌ فَأَمَّا الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاء الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاء تَأْوِيلِهِ


“Është Ai që të ka shpallur ty (Muhammed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Është Ai që të ka shpallur ty (Muhammed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet.” [Aal Imran: 7] 

Kjo është gjëndja e tyre, ndërsa Aishës radijAll-llahu anha i ka thënë:

يا عائشة: إذا رأيت الذين يتّبعون ما تشابه منه فأولئك الذين سمّى الله فاحذروهم


“O Aishe! Nëse vëren ata të cilët zemrat i priren nga e pavërteta, atëherë janë ata që All-llahu i ka përmendur, kështu që ruhuni prej tyre!”

All-llahu xhel-le ue ala, na ka lajmëruar se ata që kanë në zemrat e tyre prirje nga e pavërteta, na ka lajmëruar se ky është cilësimi i tyre; ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. E sa i përket besimtarëve, jo! Vargjet më pak të qarta, ata i kthejnë nga vargjet që janë të qarta; kjo sepse në origjinë çështjet janë të qarta. Thotë All-llahu xhel-le ue ala:

هُوَ الَّذِيَ أَنزَلَ عَلَيْكَ الْكِتَابَ مِنْهُ آيَاتٌ مُّحْكَمَاتٌ هُنَّ أُمُّ الْكِتَابِ وَأُخَرُ مُتَشَابِهَاتٌ


“Është Ai që të ka shpallur ty (Muhammed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Është Ai që të ka shpallur ty (Muhammed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë.” [Aal Imran: 7] 

Pra, duhet që degëzimi t’i kthehet origjinës që janë themelet e Librit; mirëpo ai ka në zermën e tij prirje nga e pavërteta, ky ndjek vargjet më pak të qarta, dhe Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: 

فاحذروهم


“Kështu që ruhuni prej tyre!”

Gjithashtu ka thënë për një person:

يخرج من ضئضئه هذا


"Nga pasardhësit e këtij njeriu do të dalin... " etj. Ka thënë rreth kaderive:

القدريّة مجوس هذه الأمة، إذا مرضوا فلا تعودوهم، وإن ماتوا فلا تُشيّعوهم


“Kaderitë janë mexhusët e këtij ymeti, nëse sëmuren mos i viziton, e nëse vdesin mos prezantoni varrimin e tyre.”

Ka thënë Abdull-llah ibën Umeri: 
إذا لقيتم هؤلاء فأخبرونهم أنّي بريء منهم وأنّهم برآء منّي والذي يحلف به عبد الله بن عمر


“Nëse i takoni këta njerëz, atëherë lajmërojini se unë nuk kam punë me ta, dhe se ata nuk kanë punë me mua, pasha All-llahun!” dhe të tjera hadithe të përcjella nga ai dhe nga sahabët e tij radijAll-llahu anhum exhmain.

Me këtë veprim, është për qëllim këshillimi i njerëzve si mëshirë për ta, në mënyrë që mos të humbasin. Kush e flet të kotën dhe thërret për tek ajo, atëherë duhet sqaruar gjëndja e tij njerëzve, në mënyrë që mos të humbasin.

Sa i përket thënies së tyre: ‘nuk na keni lënë asnjeri’. Kjo fjalë është teprim dhe nxitje paniku. Shiko se sa janë njerëzit e përfolur dhe numëroji; a mundesh apo jo t’i numërosh? Mundesh! Atëherë kjo fjalë është e kotë dhe gabim. Ne e dijmë se kë kanë për qëllim; kanë për qëllim njerëzit që janë demaskuar, dhe All-llahu subhanehu ue teala bën të qëndrueshëm atë që dëshiron me mëshirën dhe mirësinë e Tij, dhe humbet ke dëshiron me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. E lusim All-llahun subhanehu ue teala të na japë qëndrueshmëri në të vërtetë dhe në udhëzim derisa ta takojmë.

Umeri radijAll-llahu anhu thotë:
أبى الحقّ أن يدع لي صاحبًا


“E vërteta ka refuzuar të më lërë një shok mua”, sepse njerëzit nqs i urdhëron apo i ndalon, ka prej atyre që pranojnë dhe të tjerë që nuk pranojnë. Ai që pranon; këtij i është dhënë sukses, ndërsa ai që nuk pranon; ti ke kryer obligimin tënd, ndërsa ai do të gjejë pakënaqësi në vetveten e tij nëse All-llahu nuk e mëshiron për t’u kthyer. Në këtë rast, ky njeri fillon t’i thotë vetes: asnjeri nuk ka shpëtuar pa u përfolur, uAll-llahul mustean!

All-llahu xhel-le ue ala i ka cilësuar robërit e Tij besimtarë duke thënë:

وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاَةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَـئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ اللّهُ إِنَّ اللّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ


“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden All-llahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë All-llahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”
 [et-Teubeh: 71]

Kjo është gjëndja e besimtarëve dhe besimtareve; urdhërojnë për mirë dhe ndalojnë nga e keqja, të mësojnë të vërtetën, udhëzojnë njerëzit, refuzojnë të keqen dhe pohojnë të mirën. Kjo është jeta; e gjitha është mësim i të vërtetës, udhëzim i njerëzve, urdhërim për mirë dhe ndalim nga e keqja. Këto janë aspektet e jetës, mirëpo ai që nuk dëshiron të dëgjojë fjalët ‘kjo është gabim’ dhe ‘kjo është e kotë’, këtij nuk ke se çfarë i bën.


Përktheu: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento