venerdì 3 maggio 2013

Kujdes o vëlla selefi se mos t’i largosh njerëzit nga selefizmi për shkak të sjelljes tënde të keqe Muhammed ibn Ramzaan elHaxhiri


Kujdes o vëlla selefi se mos t’i largosh njerëzit nga selefizmi për shkak të sjelljes tënde të keqe
Muhammed ibn Ramzaan elHaxhiri



Kujdes! Kujdes! Pastaj kujdes o nxënës i diturisë, nga praktikimi i hileve me njerëzit, i gënjeshtrave, mashtrimeve, hipokrizisë dhe manipulimit e më pas të bëhesh sebep për largimin e njerëzve nga dëgjimi i të vërtetës për shkak të sjelljes tënde të keqe, moralit tënd të keq, dhe mashtrimit tënd në shitblerje. Bëhesh i njohur për hileqar, manipulues, njihesh për sjellje të keqe dhe të shëmtuara.

Kujdes o nxënës i dijes nga të qenit me moral të keq në marrëdhëniet tuaja me familjen, fisin, prijësit dhe me njerëzit në çdo çështje. Kujdes nga cilësia e hipokrizisë, kujdes nga cilësitë e këqija dhe moralet e ulëta.

Muhammedi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) urdhëronte shokët e tij që t’i përmbaheshin premtimeve dhe kryerjen e marrëveshjeve atyre që u kishin premtuar dhe ishin nën marrëveshje, megjithëse ata njerëz ishin prej mosbesimtarëve.

Erdhi dita e Bedrit, dhe kishte prej atyre që donin të ndihmoheshin me mosbesimtarët, kështu që tha:

“Vërtet neve u kemi dhënë atyre premtim (pakt), kështu që i qëndrojmë premtimit (paktit) tonë dhe kërkojmë ndihmën e All-llahut kundra tyre”. 

Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) vendosi që mos të luftonin bashkë me mosbesimtarët që kishin pakt me të. Kështu pra duhen të jenë cilësitë e nxënësit të dijes, duhet të jenë cilësitë më të mira, virtytet më të mira, qofshin ato virtyte në marrëdhënie apo në sjellje.

Gënjeshtra është prej cilësive më të shëmtuara, e si do të ishte puna nëse gënjeshtra gjendet tek ai person, paraqitja e të cilit tregon devotshmëri dhe përkushtim në adhurim?!

A nuk të bën kjo gjë t’ia kthesh krahët Fesë dhe rrugës së All-llahut? Dhe të akuzohen njerëzit e devotshëm dhe të mirë?

Por, vëreni se si e kanë trajtuar këtë çështje imamët, dhe prej tyre Imam Maliku (All-llahu e mëshiroftë), i cili ka thënë se ‘nuk merret dituria nga ai që gënjen kur flet’. Ai që njihet si gënjeshtar, edhe nëse është njeri me dije, nuk është i denjë që të merret prej tij dituria.



Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=117298 
Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento