venerdì 3 maggio 2013

Këshillë për ata që akuzojnë shejh Albanin AbdulMuhsin el Abbad


Ngjitu lart  
Këshillë për ata që akuzojnë shejh Albanin
AbdulMuhsin el Abbad - http://vb.noor-alyaqeen.com/t25740/



Pyetja: Cila është këshilla juaj për ata që akuzojnë shejh Albanin (All-llahu e mëshiroftë) dhe paralajmërojnë prej tij? Cili duhet të jetë qëndrimi ynë lidhur me këtë gjë?

Përgjigja: Të paralajmërohet nga shejh Albani! Kjo gjë është prej gjërave më të çuditshme. Të paralajmërosh nga një njeri që i ka shërbyer Sunnetit dhe ka kaluar jetën e tij duke hulumtuar rreth haditheve të Pejgamberitsal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, duke kërkuar në to dhe duke sqaruar të saktën nga të pasaktën.

Njeriu duhet të lutet për shejh Albanin, ta lavdojë dhe të përfitojë prej diturisë së tij.

Në të vërtetë, në këtë kohë ai që merret me hadith nuk mund të bëjë pa iu rikthyer dy personave; hafiz Ibën Haxherit dhe shejh Albanit. 

Përfitimi nga hafiz ibën Haxheri në hadith, është madhështor lidhur me hadithin, sikurse është madhështor përfitimi në hadith nga shejh Albani.

Për këtë arsye, ai që paralajmëron nga shejh Albani, do të thotë se po paralajmëron nga njohja e të vërtetës dhe nga arritja tek Sunneti. Kjo sepse ajo çfarë shejh Albani ka bërë në hadith, është një shërbim i jashtëzakonshëm dhe përkujdesje e plotë për hadithin lidhur me lehtësimin e tij dhe thjeshtësimin e hadithit për nxënësit e diturisë. 

Ai e meriton të lëvdohet dhe të bëhet dua për të.

Nga kaseta: Sherhu suneni Ebi Daud, nr.297 min.61



Përktheu: Besmir Cacani

_________________
"Aq sa frikësohemi për vajzat e reja nga shthurja dhe degjenerimi, poaq frikësohemi për djemt e rinj nga mendimet e prishura dhe të devijuara". 
Muhammed ibën Umer Bazmul

Nessun commento:

Posta un commento