venerdì 3 maggio 2013

Këshillë për fillestarët që preokupohen me gabimet e të tjerëve -Shejkh Salih el-Feuzan-


Ngjitu lart  
Këshillë për fillestarët që preokupohen me gabimet e të tjerëve


-Shejkh Salih el-Feuzan-




Pyetje: Dëshirojmë nga shkëlqësia juaj një këshillë (orientim) për disa nxënës të vegjël të dijes, të cilët gjëja e parë që fillojnë nga kërkimi i diturisë është se ata: fillojnë e flasin në këto gjëra (në gabimet dhe në të metat e të tjerëve) dhe se: a ka ky filan person këtë (të metë, mangësi) a ka filani tjetër atë?



Përgjigja: Kjo (që bëjnë këta) është Fitneh, (e cila është) të folurit për njerëz dhe zënia e kohës (preokupimi) me mangësitë e njerëzve dhe gabimet e tyre. Sidomos nëse (ky veprim) bëhet nga një fillestar (në kërkimin e diturisë). Kjo e pengon atë nga kërkimi i diturisë dhe ndoshta edhe e ndalon atë nga këkimi i saj. Si rrjedhojë (e këtij veprimi ), ai urren filan person e filan person dhe heq dorë nga kërkimi i diturisë. Kështu që, kjo (që bëjnë këta) është fitneh që duhet të largohen prej saj.

Është obligim për të riun që të ketë për synim kërkimin e diturisë dhe mos të dëgjojnë atë çfarë thonë njerëzit për filanin e al-lanin (për këtë e për atë).

Së pari, kjo gjë e bën atë që të ketë urrejtje për nxënësit e dijes dhe ia largon dëshirën dhe interesin për kërkimin e diturisë.

E dyta, ai bën gjynah më këtë veprim, nëse preokupimi i tij është për të metat e një personi apo për të mangësinë një personi tjetër.

(Siç thamë, këto gjëra) e preokupojnë atë dhe e largojnë nga kërkimi i diturisë dhe po ashtu ai bën gjynah me këto (veprime); e ai është i ruajtur (nga gjynahi dhe shpërdorimi i kohës) nëse nuk merret me këto gjëra.

Ai duhet të drejtohet (të synojë, të ketë për qëllim) tek kërkimi i diturisë dhe të mos dëgjojë këto thashetheme dhe këto opinione.




Burimi: http://afatwa.com/the-first-thing-begin ... of-others/

Përktheu dhe përshtati: Astrit Hoxha
Shkodër: 18 Xhumada el-Akhirah 1434 (28/04/2013)

Burimi: http://www.esselefussalih.com/2013/04/29/keshille-per-fillestaret-qe-preokupohen-me-gabimet-e-te-tjereve-shejkh-salih-el-feuzan/

Nessun commento:

Posta un commento