martedì 9 aprile 2013

Shejkh Rabia ibnu Hadi el Medkhali.Të përkushtuarit me librat e selefit dhe arsyet e refuzimit të bidatçive


Të përkushtuarit me librat e selefit dhe arsyet e refuzimit të bidatçive
Shejkh Rabia ibnu Hadi el Medkhali


Vërtet unë këshilloj rininë të cilën synojnë Fytyrën e Allahut dhe Ahiretin, që të lexojnë këtë libër ‘el ferku bejne en-nasihati uet-ta’jir’ dhe të ngjashme prej fjalëve të selefëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Këshilloj në veçanti shkrimet e Ibnu Tejmijes dhe Ibnul Kajjimit, lexim të përpjekjeve dhe luftës për të ndihmuar Sunnetin, të vërtetën, dhe zhvleftësimin e të kotës, bidatit dhe mashtrimeve në të cilat thërrasin bidatçitë dhe ndjekësit e tyre, qofshin këto thirrje përmes librave, shkrimeve apo ligjëratave, sepse vërtet belaja e tyre është përhapur shumë.

Lusim Allahu që të lirojë të ‘burgosurit’ dhe të lidhurit me prangat e kurthngritësve prej bidatçive.

Allahu e din se neve nuk i kundërpërgjigjemi (dhe refuzojmë) bidatçitë vetëm se për të shpëtuar të mashtruarit prej pjestarëve të bidatit dhe të kotës. Ata ose na largohen dhe ia kthejnë krahët asaj që shkruajmë, ose na akuzojnë me të kotë, ose përhapin këto akuza në mesin e rinisë për t’i penguar ata që të kuptojnë të vërtetën dhe të jetojnë në verbëri të plotë ndaj realitetit të tyre të hidhur në të cilin i kanë dërguar bidatçitë.

Nga libri ‘el mahaxh-xhetul bejda’
Gjithashtu shejkh Rabia (Allahu e ruajtë) ka thënë:

Vërtet unë i drejtoj një këshillë të sinqertë rinisë muslimane:
1- Të ketë përparsi që të vërtetën (hakun) ta dojë dhe ta kërkojë me këmbëngulje atë dhe ta ndihmojë.

2- Të qetësohet dhe rehatohet nga jetesa e përhershme me emocione, verbëri dhe fanatizëm të urryer për një person apo tjetrin, sepse kjo metodë e bën pjestar të thënies së Allahut

وَلَوْ عَلِمَ اللَّهُ فِيهِمْ خَيْراً لَأسْمَعَهُمْ وَلَوْ أَسْمَعَهُمْ لَتَوَلَّوْا وَهُمْ مُعْرِضُون

“Sikur Allahu të dinte se tek ata ka hajër, do t’i bënte të dëgjojnë, e po t’i bënte të dëgjojnë ata do të zhbrapsesin (nga bindja ndaj Allahut) dhe do të refuzonin.” 
El Enfal:23

Nga libri ‘ehlul hadithi humut-taifetul mansurah’



Burimi: http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?t=29842 
Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento