giovedì 18 aprile 2013

Rreth emërtimit me emrin “Selefi” Nga muhadithi i shekullit: Muhamed Nasirudin Albani


Ngjitu lart  
Rreth emërtimit me emrin “Selefi”
Nga muhadithi i shekullit: Muhamed Nasirudin Albani


Shejhu: po!
Pyetësi: es-selamu alejkum!

Shejhu: ue alejkumus-selam ue rahmetullah!
Pyetësi: si jeni o shejhu ynë?

Shejhu: elhamdulilah mirë, po ti si je?
Pyetësi: elhamdulilah mirë, po ju flas nga Emiratet (e Bashkuara Arabe).

Shejhu: mirësevjen!
Pyetësi: Allahu ju begatoftë!

Shejhu: ju begatoftë dhe ju!
Pyetësi: Allahu ju dhëntë ymër o shejh!

Shejhu: po!
Pyetësi: e kam bërë zakon, që tek disa nga librat e mi, të shkruaj gjithmonë.. psh emrin tim, të babasë dhe “es-Selefi”. Psh shkruaj: filan filani es-Selefi, dhe kur u jap dhuratë shokëve të mi ndonjë libër, unë shkruaj filan filani es-Selefi; a është kjo e lejuar apo jo? A konsiderohet kjo gjë si vetlavdërim? Disa prej vëllezërve më kanë thënë se kjo konsiderohet vetlavdërim.

Shejhu: ne i themi këtij (personit) që të ka thënë se konsiderohet vetlavdërim.. unë e falenderoj nga një aspekt, sepse ai nuk po të thotë se nuk lejohet përkatësimi tek Selefët e devotshëm, dhe përkatësimi tek Selefët e devotshëm është vlerë dhe virtyt. Nga kjo pikënisje ai frikësohet për ty nga vetlavdërimi me këtë përkatësim. 

Unë po të them – përpara se të më tregosh shkakun që më the -, dëshirova të përgjigjem ty duke të thënë: nëse thua filan ibën filan es-Selefi për të treguar menhexhin tënd akademik, dhe jo për t’u vetlavdëruar në mesin e njerëzve, atëherë kjo lejohet, bile kjo gjë është diçka e mirë dhe pëlqyer, bile ndoshta kjo është edhe detyrë në kohën tonë kur është përzier çdo gjë, ku rafiditë, shi’itët, zejditë, ibaditë, havarixhët dhe mu’tezilitë, po ta pyetësh secilin prej tyre se çfarë medh’hebi ka? Ai thotë: unë jam musliman. Mirëpo sa dallim ka mes të parit, të dytit, të tretit e kështu me rradhë. 

Nëse t’i i përkatësohesh Selefëve të devotshëm me qëllim që të tregosh menhexhin tënd në adhurimin ndaj Zotit, atëherë kjo gjë është diçka e mirë. Mirëpo nëse e përdor këtë përkatësim të mirë dhe të bukur për t’u krekosur (me mendjemadhësi), për të treguar arrogancë dhe për t’u vetlavdëruar, atëherë çështja qëndron sikurse të kanë thënë (ata vëllezërit).

Pyetësi: shejhu ynë! Allahu e din – pasha Allahun – ne i duam Selefët e devotshëm, dhe unë e shkruaj këtë emërtim sepse e dua këtë emërtim.
Shejhu: elhamdulilah!

Pyetësi: nëse unë e shkruaj këtë gjë dmth si vetlavdërim... mirëpo nëse e shkruaj thjesht për të bërë dallim? A është kjo e lejuar... sidoqoftë kjo është e lejuar inshaAllah?
Shejhu: dmth nuk më paske kuptuar, Allahu të faltë.

Pyetësi: kuptova kuptova o shejh, Allahu ju begatoftë.
Shejhu: atëherë kjo mjafton.


Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?18512 

Përktheu: Besmir Cacani

_________________

1 commento:


  1. Cili është shërimi i stresit
    Salih el Feuzan - http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=128048


    Pyetësi: Shejhu ynë i nderuar, një motër muslimane thotë: cili është shërimi i stresit, brengës dhe ankthit?

    Përgjigja: Shërimi i tyre bëhet përmes përkujtimit të All-llahut (azze ue xhel-le); duke e shpeshtuar përkujtimin e All-llahut, leximin e Kuranit, duke bërë dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes. Më e rëndësishmja prej këtyre gjërave, është falja e namazit. Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), nëse e brengoste ndonjë gjë, i drejtohej namazit, nëse atë e stresonte ndonjë gjë, ai i drejtohej namazit; nafile apo farz qoftë namazi. Ai i drejtohej namazit; kështu njeriu qetësohet me lejen e All-llahut.

    Përshtati: Besmir Cacani

    RispondiElimina