lunedì 8 aprile 2013

Ndarja e teuhidit ne katër kategori. Salih el Feuzan.


Ndarja e teuhidit ne katër kategori
Salih el Feuzan

Pyetësi: Në disa vende, ka njerëz të cilët teuhidin e ndajnë në katër kategori teuhid err-rrububijjeh, teuhid el uluhijjeh, teuhid el esma ues-sifat dhe teuhid el hakimijjeh. Cili është mendimi i hirësisë suaj në lidhje me këtë ndarje?
Përgjigja: Ndajra që dijetarët I bëjnë teuhidit, dhe ndarja që gjindet në librat e akides të hershëm apo të vonshëm, është ndajra e teuhidit në tre kategori; teuhid err-rrububijjeh, teuhid el uluhijjeh dhe teuhid el esma ues-sifat. Gjykimi me ligjet e Allahut (el hakimijjeh) është pjesë përbërëse e teuhidit el uluhijjeh dhe nuk veçohet më vete, ndërsa të tjerë dijetarë e bëjnë pjesë përbërëse të teuhidit err-rrububijjeh. Gjithsesi ky teuhid (el hakimijjeh) është prej pjesëve të kategorive tjera dhe nuk veçohet më vete. Kjo ndarje nuk është prej ndarjeve që kanë bërë dijetarët, as nuk gjindet në librat e akides, bile ka prej dijetarëve që e përmbledhin (ndarjen e teuhidit) dhe thotë se teuhidi është dy llojesh; teuhidi err-rrububijjeh bashkë me teuhidin el esma ues-sifat dhe teuhid el ibadeh, e kështu i përmbledhin në dy kategori. Ka të tjerë dijetarë të cilët zgjerohen duke e ndarë teuhidin në tre kategori; teuhid err-rrububijjeh, teuhid el uluhijjeh dhe teuhid el esma ues-sifat. Pra, e ndajnë teuhidin el esma ues-sifat nga teuhidi err-rrububijjeh. E përse e bëjnë këtë ndarje? E bëjnë sepse ka pasur kundërshtime dhe kundravajtje tek muattilet prej xhehmive, mu’tezilive dhe mushebbiheve. Ky lloj teuhidi (el esma ues-sifat) veçohet për arsye të kundërpërgjigjes ndaj tyre. Ama të pohosh një kategori të katërt, kjo nuk është diçka e njohur tek dijetarët. Poashtu kjo kategori (el hakimijjeh) është pjesë përbërëse e teuhidit el uluhijjeh, sepse gjykimi me ligjet e Allahut, është adhurim i Tij, pra është pjesë përbërëse e teuhidit el uluhijjeh. Po!

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento