lunedì 8 aprile 2013

Frikësohuni All-llahut o vajza të muslimanëve! Shejh: Hamid ibën Khamis el Xhunejbi



Besmir Cacani

26/feb/2013  -  Pubblico
Frikësohuni All-llahut o vajza të muslimanëve!

Shejh: Hamid ibën Khamis el Xhunejbi
Burimi: http://bayenahsalaf.com/vb/showthread.php?p=44337#post44337


Një pyetës nga Franca thotë: es-selamu alejkum! All-llahu ju shpërbleftë o shejh! Çfarë mendoni lidhur me ato (motra) që vendosin fotografitë e tyre, apo fotografi me nikab – qoftë kjo fotografi që e mbulon të tërë fytyrën – në forume etj? Duke patur parasysh se kjo e provokon rininë, All-llahu ju begatoftë?

Përgjigja: subhanAll-llah! Nuk e di se çfarë duan disa gra nga kjo gjë?! Dmth nga vendosja e këtyre fotografive. Edhe ajo e cila e vendos një fotografi me nikab apo me fytyrë të mbuluar, çfarë dëshiron nga kjo gjë?!

Kjo nuk është zgjuarsi, por kjo tregon mendjelehtësi. Çfarë dobie ka nëse vendoset fotografia e një femre me nikab psh? E nëse fotografia është e saja, atëherë kjo është edhe më keq. Kjo sikur po i thotë të tjerëve: më shikoni mua; qoftë ajo me nikab apo pa nikab, qoftë me sy të zbukuruar etj.
Them: këshillë e përgjithshme për gratë: frikësohuni All-llahut o ju të cilat hyni në forume, në faqet dhe rrjetet e internetit, nëpër rrjetet sociale si twitter etj, frikësohuni All-llahut! Qoftë kjo lidhur me bisedat me burrat, qoftë kjo lidhur me vendosjen e fotografive, dhe tolerimi në këtë çështje [në vendosjen e fotografive] është portë e një të keqeje të madhe, të cilën e din vetëm All-llahu.

Pasha All-llahun! Gjëndjen e këtyre gjërave e dijnë kujdestarët e forumeve dhe faqeve të internetit, (e dijnë) të keqen e madhe që kanë ndodhur nga disa njerëz, e kjo për shkak të këtyre gjërave; qoftë kjo për shkak të mesazheve në privat, apo me ndonjë kontakt me formë tjetër, apo me kontaktin përmes postës (elektronike), apo përmes mënyrave të tjera me anë të cilave disa burra përpiqen t’i shfrytëzojnë për “gjuetinë” e grave.
Nganjëherë ky kontakt bëhet mes një burri që i përkatësohet fetarisë dhe një gruaje që i përkatësohet fetarisë. Frikësohuni All-llahut o vajza të muslimanëve!!
Pasha All-llahun! Unë njoh persona konkretë, dhe këtë nuk e them si histori apo tregim, por për t’ju frikësuar nga kjo gjë; një grua dhe një burrë kanë rënë në zina, të dy janë nxënës diturie, dhe i njoh konkretisht si persona! E lusim All-llahun të na falë dhe të na japi shëndet!

Ruhuni! Ruhuni, All-llahu ju begatoftë! Ruhuni, ruhuni! Njeriu largohet nga e keqja, dhe ia jep vrapit!

Kush dëshiron të ketë kontakt; qoftë ky kontakt për t’u martuar apo për t’u fejuar, atëherë kjo bëhet përmes grave; përmes familjareve dhe grave të afërta, kjo është rruga (e saktë). Mos i hap dyert vetes! Sepse kjo derë është derë e të keqes, e nëse ajo hapet, mundet që mos të mbyllet vetëm se me një të keqe të madhe, uel ijadhu bil-lah! E lusim All-llahun të na falë dhe të na japi shëndet!

Përktheu: Besmir Cacani 

Nessun commento:

Posta un commento