domenica 17 marzo 2013

Zgjuarsia e shejkh Ibnu Uthejminit


Zgjuarsia e shejkh Ibnu Uthejminit

Shejkh Ibnu Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është njohur për zgjuarsinë e tij. Ai i ndiqte nxënësit gjatë mësimit në mënyrë që ata mos të shpërqëndroheshin e më pas të humbisnin dobinë (e mësimit). Një herë ai vërejti një nxënës të shpërqëndruar, e me sa u dukte ai nuk e kishte kuptuar çfarë kishte thënë shejkhu dhe për këtë u ndal pak tek ai.                                                                         
Shejkhu: A e kuptove atë që thashë?
Nxënësi: InshaAllah o shjekh!
Shejkhu (sikur nuk e bindi kjo fjalë): A ke shimag mbi kokë??   
Nxënësi: Po o shejkh!
Shejkhu: Përse nuk the inshaAllah?? Kur ishe pa e kuptuar mësimin the inshaAllah, ndërsa kur ishe i sigurtë se mbi kokë ke shimag, fole me siguri (dhe vendosshmëri)  dhe nuk the inshaAllah.

                           Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=124954
                                                            Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento