domenica 17 marzo 2013

Nga shejh : Ahmed ibën Umer Bazmul


Të mos trajtohen të vegjëlit sikur trajtohen dijetarët e mëdhenj
Nga shejh 
:
  
Ahmed ibën Umer Bazmul 
 : 



Çështja e parë: të mos trajtohen të vegjëlit sikur trajtohen dijetarët e mëdhenj. 

Disa të rinj e marrin dijen prej nxënësve të vegjël të dijes, dhe i japin përparësi fjalëve të tyre përpara fjalëve të dijetarëve të mëdhenj, e kjo është gabim. Dijetarët e mëdhenj kanë pozitën dhe vlerën e tyre, dhe ky nxënës i dijes trajtohet në bazë të vlerës që ka, dhe i jepet pozita që i takon.

Gjithashtu duhet të ruhemi – kjo në bazë të asaj që përmendëm më lart - , duhet të ruhemi nga fanatizmi për këtë nxënës dije.

Tjetër, ky mësues –që është prej nxënësve të vegjël të dijes – duhet të edukohet dhe të sillet me edukatën e dijetarëve.

Tjetër, ky (mësues apo nxënës) duhet të vazhdojë kërkimin e dijes. Disa njerëz kur fillojnë të japin mësim – dhe janë të vegjël në dije - , fillojnë dhe mbajnë kokën lart dhe bëhen mendjemëdhenj nga prezantimi tek mësimet e dijetarëve, dhe kjo është gabim. Kur Ibnul Mubarekut i është thënë se deri kur do ta kërkonte dijen, ai është përgjigjur: “Derisa të vdes inshaAll-llah!”

Ndërsa Imam Ahmedi ka thënë: “Unë e kërkoj dijen derisa të hyj në varr.”

Poashtu prej çështjeve që duhet t’i ketë parasysh, është edhe mosnxitimi në dispozitat fetare dhe në dhënien fetva.



Përktheu: Besmir Cacani

_________________

Nessun commento:

Posta un commento