venerdì 5 aprile 2013

Abdurrahman ibën Nasir es-Sa'dij


Vlera e durimit 
Nga shejhu i nderuar: Abdurrahman ibën Nasir es-Sa'dij


Thotë All-llahu i Lartësuar:
إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ


“Vërtetë ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.”
 [ez-Zumer: 10]. Kjo është e përgjithshme për gjitha llojet e durimit; për durimin ndaj caktimeve të dhimbshme të All-llahut; duke mos u hidhëruar me to, për durimin ndaj gjynaheve; duke mos i vepruar ato, për durimin ndaj adhurimeve; derisa njeriu t’i veprojë ato. 

All-llahu i ka premtuar durimtarëve shpërblim pa masë, dmth pa kufi, pa cak dhe pa sasi; e gjitha kjo vjen për shkak të vlerës dhe pozitës që ka durimi tek All-llahu, dhe se ai (durimi) është ndihmë për çdo çështje.

[Nga libri: Tejsirul Kerimi er-Rahman, fq.720]


Përktheu: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento