martedì 12 marzo 2013

Nxitja e fëmijëve për namaz, dhikër dhe studim AbdulAzijz ibn Baz


Nxitja e fëmijëve për namaz, dhikër dhe studim
AbdulAzijz ibn Baz

Pyetja: A është e ligjëruar dhe e mirë që t’u japësh fëmijëve një shumë lekësh me qëllim që ata të jenë të rregullt në faljen e namazit, për tehlijl (për të thënë La ilahe il-lAllah) dhe për tekbijr (për të thënë Allahu ekber)?
Përgjigja: Nuk ka ndonjë problem, nëse kjo vepër nuk është një hile për të preferuar një fëmijë nga tjetri. Ky veprim është për nxitjen e tyre në hajër. Zakonisht kjo gjë (këto shpërblime) janë gjëra të vogla dhe nuk ka problem nëse i jepet (njërit e tjetrit jo), dhe bën pjesë tek nxitja dhe ndihmimi për hajër. Ama nëse ky shpërblim është me vlerë, dhe verëhet preferim i një fëmije mbi tjetrin, atëherë jo (nuk lejohet). Ndërsa po të jenë gjëra të vogla për nxitje, nuk ka ndonjë problem inshaAllah.

Përshati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento