martedì 12 marzo 2013

Kundërpërgjigja ndaj çdo personi që flet


Kundërpërgjigja ndaj çdo personi që flet

Ka thënë Imam Albani (Allahu e mëshiroftë):
Unë të këshilloj ty dhe të tjerët që mos të përqendroheni në kundërpërgjigjen ndaj secilit që i teket të flasë, ky është një kapitull i gjërë dhe pa fund. Sot dituria është bërë rrëmujë, çdo kush që mendon se është i aftë të shkruajë dy fjalë edhe pse ato fjalë janë copë-copë - nga aspekti i gjuhës arabe – ai nuk i jep rëndësi por vazhdon e shkruan, sepse nuk ka mbikqyrës dhe llogari-kërkues mbi të. Për këtë arsye, nuk është prej diturisë dhe urtësisë që njerëzit të përqendrohen në refuzimin e çdo shkruesi, shkrues i cili jo se i mungon dituria e thellë, por i mungon dituria totalisht, e jo të them për ata që nuk kanë dituri të thellë.
Silsiletu el hude uen-nur nr.676 pas min.50
Poashtu ka thënë Imami:
Nuk duhet që nxënësi i dijes të përqendrohet në kundërpërgjigjen ndaj çdo përsoni që flet, sepse ky kapitull thuajse nuk ka fund. Sa herë që ndonjërit i vjen ndër mend një mendim – ndërsa ai është më xhaahil se Ebu Xhehli – të përgatitemi për të, t’ia vlersojmë fjalët, ta vlersojmë atë, ta debatojmë etj etj.
Silsiletu el hude uen-nur nr.860 pas minutit të parë.

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=116552

Nessun commento:

Posta un commento