lunedì 18 febbraio 2013

Ska dyshim që shejh Albani është prej dijetarëve dhe mbrojtësve të hadithit


Ska dyshim që shejh Albani është prej dijetarëve dhe mbrojtësve të hadithit
Salih el-Luhajdan - http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=130216



Pyetësi: Shejh i nderuar! A keni ndonjë këshillë për t’i drejtuar disa të rinjve, të cilët janë të shumtë dhe të cilët thojnë se shejh Albani ka gabuar në çështjen e imanit, dhe është murrxhi?

Përgjigja: Nuk e di se çfarë dëshirojnë me këtë lloj sjelljeje. Ska mbetur tjetër gje veçse të fusin hundët tek të vdekurit. Ska dyshim që shejh Nasiruddin Albani – All-llahu e mëshiroftë – është prej dijetarëve, është prej mbrojtësve të hadithit dhe ka dobi të madhe tek ai.

Sa i përket pagabueshmërisë, kjo i përket vetëm Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, dhe nuk i përket pagabueshmëria asnjërit pas Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Njerëzit më të mirë që kanë qënë pas Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, kanë qënë Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu dhe sahabët e tjerë, e megjithatë, asnjëri nga ata nuk ka qënë i pagabueshëm. 

Kush pretendon pagabueshmërinë për ndonjë krijesë pas Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, atëherë ai është prej njerëzve më të humbur. 

Detyra e çdo muslimani, është të bie rahmet për shejh Albanin – All-llahu e mëshiroftë – dhe për dijetarët e tjerë që kanë ndërruar jetë. 

Sa i përket çështjes është apo jo murrxhi, realisht në këto çështje nuk hyjnë vetëm se ata që nuk janë kopetentë, përndryshe dijetarët ia njohin vlerën dijetarëve. Po!



Përktheu: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento