sabato 16 febbraio 2013

Merre të mirën dhe lëre të keqen Khalid edh-Dhufejri


Merre të mirën dhe lëre të keqen
Khalid edh-Dhufejri

Poashtu prej shkaqeve shpëtuese nga fitnet, është edhe largimi nga bidatçitë, të ruajturit dhe paralajmërimi prej tyre.
Ky është një parim selefi tek dijetarët, parim për të cilin ka dëshmuar Libri, Sunneti dhe fjalët e selefëve të devotshëm prej sahabëve, tabi’inëve etj. Gjithashtu dijetarët kanë rënë në pajtim (ixhma’) për bojkotimin (hexhrin) e bidatçive, largimin dhe distancimin prej tyre. Këtë ixhma’ e ka përcjellur më shumë se një dijetar.
Dijetarët kanë rënë në ixhma’ për distancimin nga bidatçitë, për mosleximin dhe mos shikimin në librat e tyre, përveç atij që dëshiron t’i kundërpërgjigjet. Ama në përgjithësi, njeriu lexon dhe dëgjon prej dijetarëve dhe largohet prej bidatçive. Dëgjon prej Ehli Sunnetit dhe largohet prej bidatçive.
Nuk themi sikurse thojnë sot, e ky është një rregull e humbur dhe e shpikur e cila thotë: Merre të vërtetën dhe lërë të kotën. Ska dyshim se ne jemi të urdhëruar për marrjen e të vërtetës dhe lënien e të kotës, por ne nuk jemi të urdhëruar që të kërkojmë të vërtetën tek bidatçitë dhe epsharakët. Të vërtetën e marrin nga burimi i kulluar (i pastër) dhe e marrim nga vendi ku nuk ka as dyshim e as bidat.

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento