sabato 16 febbraio 2013

Shejkh Muhammed Nasiruddin Albani


Leximi i Kuranit në ujë dhe vaj

Shejkh Muhammed Nasiruddin Albani
Pyetja: Ka prej njerëzve të cilët na argumentohen me disa libra të selefëve duke na thënë: disa prej sahabëve sëbashku me të Dërguarin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kanë përdorur Kuranin si shërim nga sëmundjet, poashtu edhe ne e dijmë që tek Kurani ka shërim për njerëzit. A është vërtetuar se disa prej sahabëve kanë varur ajete të Kuranit në qafët e njerëzve, apo kanë shkruar disa ajete të Kuranit ku më pas i kanë zhytur në ujë dhe kanë pirë ujin dhe ua kanë dhënë të sëmurëve për të pirë? Çfarë gjykimi kanë këto veprime?
Përgjigja: Sa i përket se këto veprime janë vërtetuar nga disa prej sahabëve, kjo nuk është e saktë. Ama a janë vepruar nga disa individe prej selefëve, kjo është e vërtetë. Por, çështja ka mospajtim në të, dhe neve themi: ‘çfarë ka ardhur prej selefit nga çështjet me mospajtim në të, neve zbatojmë mbi këto çështje ajetin e lartpërmendur’:
فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآَخِرِ
“E nëse bini në mospajtim mbi një çështje, atëherë kthejani atë çështje Allahut dhe të Dërguarit.” En-Nisa’:59
Ska dyshim se studiuesi i Sunnetit pejgamberik, është në dijeni se ka rukje dhe lutje (ku kërkohet strehim tek Allahu) të cilat Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i ka ligjëruar nga Allahu si shërim i shumë sëmundjeve.
Nëse nuk është vërtetuar nga Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) së pari, dhe së dyti nuk është vërtetuar nga sahabët se ata kanë varur në qafë disa ajete prej Kuranit, dhe nuk është vërtetuar se sahabët kanë shkruar pjesë të Kuranit ku më pas i kanë zhytur në ujë dhe së fundmi e kanë pirë atë ujë për shërim, atëherë neve shprehemi me mendimin e disa prej selefëve të tjerë, të cilët kanë thënë: ‘Vërtet varja e disa ajeteve Kuranore në qafë apo nën sqetull etj, bëjnë pjesë tek hajmalitë (nuskat) e ndaluara në Islam.’
Këtu ne themi atë që i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na ka mësuar: ‘Vërtet udhëzimi më i mirë është udhëzimi iI Muhammedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).’
Domosdoshmërish ne tani duhet të themi, duke iu referuar edhe përkatësimit tonë tek selefët, neve themi: Pasojmë (dhe ndjekim) menhexhin e selefëve për të cilin kanë rënë dakord dhe nuk kanë pasur mospajtime, ama nëse ata kanë rënë në mospajtim rreth disa çështjeve joparimore, atëherë ne i rikthehemi origjinës, origjinë e cila është Kurani dhe Sunneti. Nëse selefët bien dakord atëherë neve jemi me ata, e nëse bien ne mospajtim, zbatojmë ajetin e lartpërmendur’:
فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآَخِرِ
“E nëse bini në mospajtim mbi një çështje, atëherë kthejani atë çështje Allahut dhe të Dërguarit nëse jeni prej atyre që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit.” En-Nisa’:59
Silsiletu el huda uen-nur nr.544 fetvaja nr.4

Pyetësi: Çfarë mendoni rreth shërimit me Kuran psh me metodën e leximit në një gotë uji dhe më pas afrimin e gojës…?
Përgjigja: Nuk ka bazë në Fe! Shkrimi i Kuranit në një letër e më pas veprimi sikurse përmende nuk ka bazë në Fe.
Çdo e mirë gjindet në ndjekjen e selefit … dhe çdo e keqe gjindet në shkipjet e khalefit
Silsiletu el huda uen-nur nr.573 fetvaja nr.9

Pyetja: Sa i përket leximit në ujë, disa persona shërojnë disa gjëndje…?
Përgjigja: Nuk është vërtetuar një veprim i tillë.
Silsiletu el huda uen-nur nr.485 fetvaja nr.8

Shejkh Rabia ibn Hadi el Medkhali
Pyetja: Çfarë gjykimi ka leximi i Kuranit në ujë?
Përgjigja: Kjo nuk duhet vepruar, edhe disa pse dijetarë e kanë këtë mendim, nuk ka argument rreth tij. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nuk e ka vepruar këtë gjë, as sahabët nuk e kanë vepruar. Allahu ju begatoftë! Ata të cilët e lejojnë shkrimin dhe disa gjëra si larja etj, nuk kanë argument. Dijetarët na kanë mësuar që mos të pranojnë një çështje pa argument. Të gjithëve u merret fjala dhe u kthehet, përveç Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Shejkh Muhammed Eman el Xhami
Pyetja: A mund të përdorim kijasin sikurse kanë bërë disa sahabë në lidhje me flokët e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), si psh për shkrimin e Kuranit në një letër e më pas zhytja e saj në ujë, dmth e zhysim një letër ku shkruhet Kuran dhe bëjmë teberruk (kërkojmë begati) me atë ujë?
Përgjigja: Nuk kanë argument këto gjëra. Kurani është zbritur që të lexohet, meditohet dhe veprohet sipas Tij. Sa i përket mënyrës së shërimit me anë të Kuranit, bëhet me anë të leximit të Tij, dhe jo duke u zhytur në ujë dhe të pihet ai ujë apo të bësh teberruk (të kërkosh begatinë duke e spërkatur atë ujë). Sikur kjo do të ishte përcjellë, apo sikur të ishte e lejuar, do ta vepronin sahabët, ose Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) do t’i mësonte sahabët e tij. Përderisa brezi më i mirë nuk e ka vepruar këtë gjë, atëherë ne kuptojmë se ky veprim nuk është i ligjëruar, dhe Allahu është më i Ditur.
Kurani është shërim. Në origjinë Kurani është shërim për sëmundjet e brëndshme (abstrakte) dhe shërim për sëmundjet e jashtme gjithashtu (sëmundjet konkrete). Mënyra e shërimit me Kuran është leximi I një ajeti Kuranor në vendin e sëmurë, sikurse kanë vepruar sahabët me të pickuarin prej gjarprit. Të pickuarin prej gjarprit e kanë shëruar me Kuran.
Çfarë kanë vepruar?
A e shkruajtën Kuranin në letër e zhytën në ujë e më pas i dhanë të pijë nga ai ujë?
Jo! Lexuan Fatihanë e Kuranit apo ajetin Kursijj, e më pas i pickuari nga gjarpri u ngrit dhe eci. Atëherë, mënyra e shërimit me Kuran është leximi i Tij, dhe hadithi që kemi është treguar i kësaj gjëje. Po!
Nuk kam njohuri rreth çështjes së ujit. Unë ju thashë pak më parë se disa prej dijetarëve tanë zgjerohen në këtë çështje dhe lexojnë Kuran apo disa dua (lutje) në një gotë uji dhe më pas ia japin të sëmurit për ta pirë. Këtë veprim e dijmë prej nga disa dijetarë tanë por që ne nuk dijmë një sunnet të vërtetuar për të.
Nuk e di. E mohoj të kem njohuri rreth kësaj, e ndoshta dikush tjetër ka njohuri. Allahu është më i Ditur.
El exhuibetul Xhamijjeh alal es’iletis-selefijeh nr.66



Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento