sabato 9 febbraio 2013

Muhammed ibn Abduluahhab el Uassabi


Këshillë dhe porosi në lidhje me trajtimin e fitneve që gjinden sot
Muhammed ibn Abduluahhab el Uassabi

Thotë: Dëshirojmë një këshillë dhe porosi në lidhje me trajtimin e fitneve që gjinden sot nga ana e selefiut?
U drejtoj një këshillë masës së muslimanëve në përgjithësi, dhe veçanërisht Ehli Sunnetit lidhur me këto fitne dhe të tjera fitne; të mos nguteni në çështjet, këshilloj për vetëpërmbajtje dhe mosnxitim, t’i rikthehen dijetarëve dhe ulemave. Qëtësia (vetëpërmbajtja) është prej Allahut, ndërsa ngutja është prej shejtanit, dhe Allahu thotë:
فاسألوا أهل الذِّكر إن كنتم لا تعلمون
“Dhe pyesni dijetarët nëse nuk dini”. En-Nahl:43
Kjo është një karakteristikë madhështore prej karakteristikave të Ehlus-Sunneh uel Xhemeah, me anë të cilës dallohen nga mesi i tjerëve; ata janë të arsyeshëm dhe të vetëpërmbajtur. Sikurse i ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) el Eshexh ibn Abdulkajsit:
إن فيك لخصلتين يحبهما الله: الحلم والأناة
“Vërtet tek ti gjenden dy virtyte të cilat i don Allahu: arsyeja dhe vetëpërmbajtja”.
Falenderoni Allahun për këtë virtyt o Ehli Sunnet: arsyen dhe vetëpërmbajtjen, qëtësinë në trajtimin e çështjeve dhe mosngutja. Tek vetëpërmbajtja është siguria, ndërsa tek ngutja është brejtja e ndërgjegjes. Kjo është prej fjalëve të urta (që janë thënë), e sa i përket haditheve:
التأني من الله والعجلة من الشيطان
“Qëtësia (vetëpërmbajtja) është prej Allahut, ndërsa ngutja është prej shejtanit”. Hadithi përmendet tek el xhamiu es-sahih i shejkh Albanit (Allahu e mëshiroftë).
Shiko tek ata të cilët nguten në trajtimin e çështjeve sesi ata i vret ndërgjegja. Jini të vetëpërmbajtur dhe mos u ngutni. Bëjë këtë parim jete. Çfarë do fitne të shfaqet mos u zhyt në të pa u vetëpërmbajtur njëherë, pa i shikuar çështjet dhe pa pyetur dijetarët. Të qëndrosh një muaj, më shumë apo më pak duke mos e ditur të drejtën, është më mirë sesa të zhytesh në fitne, është më mirë sesa të zhytesh pa ditur të drejtën. Ju porosis për vetëpërmbajtje dhe mosngutje. Bëje –o vëlla musliman- parim jete. E nëse vetëpërmbahesh dhe i vëren mirë çështjet –inshaAllah- do të vijë hajri dhe rrugëdalja ndërsa ti je në mirësi.
Kur Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i ka thënë el Eshexh ibn Abdulkajsit:
إن فيك لخصلتين يحبهما الله: الحلم والأناة
“Vërtet tek ti gjenden dy virtyte të cilat i don Allahu: arsyeja dhe vetëpërmbajtja”.
Ka pasur një shkak, i cili është se kur ai erdhi sëbashku me popullin e tij në Medine, shokët e tij i braktisën kafshët e udhëtimit dhe menjëherë iu drejtuan Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nga malli për ta parë dhe për ta përshendetur... ndërsa ky (el Eshexh ibn Abdulkajsi) qëndroi në vendin e tij duke lidhur kafshët, duke sistemuar punët e tij dhe përgatitur gjërat, derisa arriti të lidhë çdo kafshë në vendin e vet. Më pas, ai u përgatit dhe u vesh, pastaj shkoi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), i cili i tha:
إن فيك لخصلتين يحبهما الله: الحلم والأناة
 “Vërtet tek ti gjenden dy virtyte të cilat i don Allahu: arsyeja dhe vetëpërmbajtja”.
Nëse kështu qëndron çështja lidhur me punët (e dynjasë), si është atëherë lidhur me diturinë tënde; me trajtimin e fitneve që nuk i dihet se ku është koka dhe ku bishti?!! Mos u zhyt menjëherë pa u vetëpërmbajtur, çfarëdo fitne të jetë, derisa të vijë vdekja.
Lusim Allahun të na bëjë të qëndrueshëm (në Fe) ne, juve dhe gjithë muslimanët, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammed, familjen...

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento