sabato 9 febbraio 2013

Abdulaziz ibn Baz


Imami jep selam dhe unë nuk kam përfunduar teshehudin
Abdulaziz ibn Baz

Pyetje: Dihet se teshehudi i fundit është shtyllë prej shtyllave të namazit. Në njërin prej namazeve, imami dha selam ndërsa unë nuk kishta plotësuar veçse një pjesë të vogël nga tehijati, a ta përsëris namazin tim?
Përgjigje: Duhet që teshehudin ta plotësosh edhe pse vonohesh pak nga imami yt. Kjo, sepse teshehudi i fundit është prej shtyllave të namazit sipas mendimit më të saktë nga dy mendimet e dijetarëve.
Gjithashtu pjesë (e teshehudit të fundit) është edhe salavati mbi Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Ajo që ke për detyrë, është që ta plotësosh teshehudin edhe pasi imami të ketë dhënë selam. Poashtu pjesë e teshehudit është edhe kërkimi strehim tek Allahu nga ndëshkimi i Xhehennemit, ndëshkimi i varrit, sprovës së jetës, vdekjes dhe nga sprova e Dexhalit; sepse Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka urdhëruar që të kërkohet strehim nga këto katër gjëra në teshehudin e fundit, dhe sepse disa nga dijetarët kanë qënë të mendimit se kjo dua është uaxhib. E tek Allahu është suksesi.

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento