venerdì 1 febbraio 2013

Horoskopi Salih Aal Shejkh


Horoskopi

Prej gjërave që bëjnë pjesë qartazi në astrologji në kohën tonë - edhe pse njerëzit janë të hutuar ndaj saj - është edhe horoskopi që e vërejmë shumë nëpër revista. Ato veçojnë një faqe apo më pak se një faqe në gazeta dhe vendosin figurat e shenjave zodiakale; shenjën e luanit, akrepit, demit etj. Pas çdo shenje vendosin se çfarë ka për të ndodhur. Nëse një burrë apo një grua ka lindur në atë shenjë, i thotë: Në këtë muaj ty do të ndodhë kjo dhe ajo. Ky veprim është prej tenxhijm-it (astrologjisë) dhe gjithashtu është te’thijr (besimi se lëvizja e yjeve ndikon në Tokë). Argumentimi me yjet dhe shenjat zodiakale për ndikimin e tyre në Tokë dhe për atë që do të ndodhë, është pjesë e fallit.
Të gjëndurit e këtyre gjërave në revista dhe gazeta, do të thotë të gjëndurit e fallit në to. Duhet pra që ato të kundërshtohen si kundërshtim i shirkut, kundërshtim i pretenditmit të fshehtës, i magjisë, i astrologjisë; sepse astrologjija është pjesë e magjisë sikurse përmendëm. Ato duhen kundërshtuar në çdo vend. Poashtu ato nuk duhet të hyjnë në shtëpinë e asnjë muslimani, as t’i lexojë, as t’ia hedhë shikimin, sepse leximi i shenjave (të horoskopit) –thjesht për njohuri- bën pjesë tek ndalesa e vajtjes tek fallxhori.
Nëse njeriu e lexon këtë faqe horoskopi duke ditur shenjën në të cilën ka lindur apo duke ditur shenjën që i përshtatet, është sikur ai të ketë pyetur fallxhorin, kështu që nuk i pranohet namazi dyzet ditë e nëse beson atë që shkruhet në horoskop atëherë ka mohuar çfarë i është shpallur Muhammedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Kjo të tregon sa i ‘huaj’ është bërë teuhidi mes pjestarëve të tij, dhe të tregon sa pak kuptohet ky libër –libri i teuhidit – qoftë edhe tek njerëzit me natyrshmëri të pastër dhe pjestarët e këtij daveti.
Duhet që këto gjëra të kundërshtohen në çdo vend, dhe nuk duhet të bëjmë gjynah as neve dhe as pjestarët e familjeve tona duke i futur këto revista në shtëpi, sepse kjo do të thotë të fusësh fallin, dhe falli – uel ijadhu bil-lah - është prej gjynaheve të mëdha. Është detyrë që këto gjëra të kundërshtohen, të grisen dhe të përpiqemi në këtë rrugë derisa ato revista të ndalen.
Vërtet pjestarët e astrologjisë dhe horoskopeve janë prej fallxhorëve. Astrologjia ka institutet e saja në Liban dhe tjera vende, ku njerëzit në to mësojnë lëvizjet e yjeve dhe çfarë do të ndodhë përmes disa llogaritjve të njohura dhe tabelave të caktuara.
Me anë të këtyre (llogaritjeve) ata lajmërojnë se çfarë do t’u ndodhë njerëzve të filan shenje horoskopi. E gjitha kjo bëhet përmes një mësimi iluzionar me anë të cilit krerët  dhe fallxhorët e tyre i mashtrojnë.
Është detyrë për nxënësin e dijes që të përpiqet t’i sqarojë njerëzit rreth këtij realiteti gjatë fjalimeve që ata mbajnë, pas namazeve, në hutbet e xhumasë, sepse kjo është një e keqe shumë e  përhapur, ndërsa kundërshtimi dhe paralajmërimi prej saj është i pakët dhe i dobët. UAllahul mustean!

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento