domenica 20 gennaio 2013

Si ta festojmë mevludin? Muhammed Said Raslan


Si ta festojmë mevludin?
Muhammed Said Raslan

Ishte Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që e festonte ditëlindjen e tij, dhe po ju tregoj për rreth Sunnetit të kremtimit të mevludit, kremtim të cilin nuk e përballojnë vetëm se Ehli Sunneti, ndërsa bidatçitë janë të vërbër ndaj këtij kremtimi.
Ishte Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që e agjëronte ditën e hënë. Ai e agjëronte rregullisht ditën e hënë, dhe një herë u pyet: O i Dërguari i Allahut! Po vërejmë se nuk e lë diten e hënë pa agjëruar?
Tha: “Kjo është ditë në të cilën jam lindur, dhe më ka ardhur Shpallja”.
Gjithashtu Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi u sel-lem) ka vdekur ditën e hënë, më 12 Rabia el Euel. Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka vdekur në të njëjtën ditë që ka lindur.
Tani! Sikur një person të ketë një djalë të vetëm të cilin e don më shumë se veten, djalë të cilit ia feston ditëlindjen, dhe Allahu cakton që ky djalë të vdesë në të njëjtën ditë që ka vdekur. A mund ta shohësh këtë person duke festuar ditëlindjen e djalit të tij pasiqë ai ka vdekur në të njëjtën ditë kur edhe ka lindur?!!
Kush dëshiron që të festojë ditëlindjen e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), atëherë le të agjërojë ditën e hënë të çdo jave, sepse vërtet Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e agjëronte ditën e hënë dhe ka lajmëruar se është ditë në të cilën ka lindur.
A mund ta përballojë këtë ai person i cili është shpikës në Fenë e Allahut (tebareke ue teala)?
Ky është Sunneti!
Kush dëshiron të festojë ditëlindjen e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) atëherë le të agjërojë ditën e hënë të çdo jave.
Lus Allahun Zotin e krijesave që të na kthejë neve dhe gjithë muslimanët tek Feja e Tij dhe tek e vërteta në mënyrën më të bukur. E lus që të në udhëzojë ne dhe gjithë muslimanët në rrugën e drejtë. E lus që të na pastrojë dhe gjithë muslimanët nga shirku dhe bidati, nga gjynahet e mëdha, të vogla, vërtet Ai është Fuqiplotë. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammed, familjen dhe gjithë shokët e tij.

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento