mercoledì 23 gennaio 2013

A kanë drejtues (kujdestarë) Ehli Sunneti dhe kujt mund t’i referohen. Salih el Feuzan


 A kanë drejtues (kujdestarë) Ehli Sunneti dhe kujt mund t’i referohen

Pyetja: Ka prej njerëzve që thonë: daveti i Ehli Sunnetit nuk ka drejtues (kujdestarë) dhe as dijetarë ku mund të referohen. Sa është e saktë kjo fjalë?
Përgjigja: Kjo fjalë është e kotë, është rrëmujë dhe kuptimi i saj është rrumuja. Patjetër duhet t’i rikthehemi dijetarëve.
Thotë Allahu (subhanehu ue teala):
أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الْأَمْرِ مِنْكُمْ
“Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe prijësave (kryetarëve) tuaj.” En-Nisa’:59
Tek prijësat bëjnë pjesë dijetarët dhe kryetarët e shtetit, dhe ‘prijësat tuaj’ do të thotë: dijetarët dhe kryetarët e shtetit. Është detyrë t’i bindemi dijetarëve dhe kryetarëve të shtetit në të drejtë (në mirësi).
Thotë Allahu (subhanehu ue teala):
وَإِذَا جَاءَهُمْ أَمْرٌ مِنَ الأَمْنِ أَوِ الْخَوْفِ أَذَاعُوا بِهِ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَى أُوْلِي الأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ مِنْهُمْ
“Kur atyre u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë se këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe prijësve, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo).” En-Nisa’:83
Kjo është referencë, ‘kthejani’, kjo është referencë, kthimi i çështjeve tek dijetarët, politikanët dhe njerëzve me përvojë në mënyrë që të bëjnë të qartë aspektin e drejtë në ato çështje. Po!

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento