domenica 20 gennaio 2013

Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz


A është kusht leja e prindërve për të kërkuar diturinë
Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz

Pyetësi: Unë jam nxënës dije dhe kam mbaruar shkollën e mesme. Në fshatin tim nuk ka degë të fakultetit, dhe për këtë arsye unë jam i detyruar të udhëtoj në një qytet që është 600km larg fshatit tim. Babai im nuk e aprovon udhëtimin tim, a bëj gjynah nëse unë udhëtoj për studime pa miratimin (dhe kënaqësinë) e babait?
Përgjigja: Kjo çështje ka nevojë për sqarim. Nëse babai ka nevojë për ty, atëherë detyra jote ëshë që të qëndrosh pranë babait dhe ta ndihmosh në nevojat e tij. Bindja ndaj prindit është uaxhib, ndërsa shtimi i diturisë është mustehab. Ti mundesh që ta shtosh dijen me dëgjimin e emisionit nurun alad-derb, me dëgjimin e ligjëratave që transmetohen në Radio Kur’ani, me dëgjimin e ligjëratave dhe hytbeve të xhumasë në vendin tënd.
Ama nëse është tjetër kush që mund t’i kryejë nevojat e babait tënd, si vëllezërit tuaj psh, dhe babai nuk të është nevojtar, nuk ka problem nëse ti udhëton për plotësimin e studimeve. Detyra që ka babai yt është që të ndihmojë në këtë çështje dhe mos të ngushtojë, sepse kërkimi i diturisë është prej gjërave më të rëndësishme dhe prej adhurimeve më të mira.
Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Vërtet bindja bëhet në gjërat e mira”.
Nuk është prej të mirave që ai të pengojë pa të drejtë dhe nevojë. Ama nëse ai është nevojtar për ty, është më parësore që t’i bindesh. Lusim Allahun që t’i japë të gjithëve sukses.

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento