domenica 20 gennaio 2013

Salih el Feuzan


A arsyetohet personi të cilin ixhtihadi i tij e ka dërguar në bidat?
Salih el Feuzan

Pyetja: A arsyetohet personi të cilin ixhtihadi i tij e ka dërguar në bidat?
Përgjigja: Nuk arsyetohet! Nuk arsyetohet në bidat, sepse obligimi që ai ka nëse është prej personave që kanë aftësi për tu argumentuar, është obligim për të që t’i kthehet argumentave nga Kurani dhe Sunneti. E nëse është prej atyre që nuk kanë aftësi argumentimi, nëse është aamij (prej masës së gjërë të muslimanëve) atëherë ai pyet dijetarët, ai duhet të pyes dijetarët rreth asaj gjëje, nëse është bidat apo Sunnet. Ky person (që është aamij) nuk është prej njerëzve që bëjnë ixhtihad. Ixhtihadi ka personat e tij përkatës, ata janë njerëzit e thelluar në dituri, ndërsa këta persona (me dije të pakët) nuk mund të bëjnë ixhtihad. Sa i përket fillestarit në nxënien e dijes dhe atij që është aamij, ata nuk janë prej personave që bëjnë ixhtihad.
“Pyesni dijetarët nëse nuk dini.” En-Nahl:43
Ata duhet të pyesin. Po!

Përshtati: Besmir Cacani


Nessun commento:

Posta un commento