lunedì 7 gennaio 2013

Shprehja: Nuk kam fat


Shprehja: Nuk kam fat
Ahmed ibn Jahja en-Nexhmi

Pyetja: A konsiderohet prej shirkut të vogël shprehja ‘nuk kam fat’? Dhe a lejohet të thuash ‘çfarë fati ka ai’?
Përgjigja: Shprehja ‘nuk kam fat’ do të thotë se është i pafat. Kjo nuk duhet thënë, njeriu duhet të jetë optimist, dhe të falenderojë All-llahun (azze ue xhel-le) për atë që i ka ndodhur. Nëse atij i ka ndodhur ndonjë e mirë, i ka ndodhur nga mirësia e All-llahut. E nëse i ka ndodhur ndonjë gjë të cilën e mendon se është prej fatit të tij të keq, ndoshta me këtë gjë i shlyhen disa të këqija që i ka tek All-llahu. Nuk duhet që njeriu të shprehë të tilla fjalë. Po!

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento