lunedì 7 gennaio 2013

Salih el Feuzan


bidat që na bashkon, është më i mirë se një Sunnet që na përçan
Salih el Feuzan

Pyetja: Shejkh i nderuar! Çfarë mendoni per personin që thotë: një bidat që na bashkon, është më i mirë se një Sunnet që na përçan?
Përgjigja: Këto janë fjalë të kota. Bidati nuk bashkon, përkundrazi bidati përçan dhe është e kundërta e të drejtës. Sunneti është ai i cili i bashkon njerëzit, ndërsa bidati i përçan ata. Të thuash se bidati na bashkon ndërsa Sunneti na përçan, nuk mendoj se një musliman mund ta  thotë këtë. Këtë nuk e thotë veçse një i devijuar dhe i humbur, uel ijadhu bil-lah.
Nuk ka hajër në bidat, dhe ai i përçan njerëzit, ndërsa tek Sunnetet është e gjithë mirësia, dhe ato i bashkojnë zemrat dhe njerëzit. Kjo fjalë është e kundërta e të vërtetës, uel ijadhu bil-lah.
Ai që e thotë këtë fjalë ka për detyrë që të pendohet tek Allahu, sepse kjo fjalë është shumë e rrezikshme. Po!
Kjo është e ngjashme me fjalën e një poeti i cili thotë:
Përshëndetje për kufrin që bashkon mes nesh   dhe mirësevjen pas tij (kufrit) o Xhehennem
Ky poet është bashkohor, dhe e thotë këtë fjalë, uel ijadhu bil-lah.
Kjo fjalë është e përafërt me fjalën e këtij poeti. Po!

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento