lunedì 7 gennaio 2013

Salih el Feuzan


Teuhidi Hakimijjeh
Salih el Feuzan

Pyetje: Allahu ju begatoftë! A është i saktë komentimi i fjalës së teuhidi (fjalës La ilahe il-lAllah) me komentimin: nuk ka Gjykues vetëm se Allahu, apo: nuk ka ligjvënie dhe Sheriat vetëm se prej Allahut, dhe askush nuk ka pushtet mbi askënd, sepse pushteti është i gjithi i Allahut, apo: Allahu nuk ka ortak në krijim dhe zgjedhje?
Përgjigje: Elhamdulilah dijetarët e kanë sqaruar fjalën La ilahe il-lAllah, dhe nuk kemi nevojë për komentimin e hakimijes apo komentimet e grupacioneve të vonshme. La ilahe il-lAllah do të thotë: nuk ka të adhuruar me të dretjë përveç Allahut, ky është kuptimi i fjalës La ilahe il-lAllah. Sa i përket hakimijes, ajo është pjesë e adhurimit dhe nuk është hakimija komentimi i fjalës La ilahe il-lAllah, por është pjesë e komentimit të saj. Hakimija është pjesë përbërëse e adhurimit, sepse gjykimi me atë që ka ligjëruar Allahu është adhurim. Hakimija nuk është kuptimi i plotë i fjalës La ilahe il-lAllah, por pjesë e saj. Fjala La ilahe il-lAllah përfshin të gjitha llojet e adhurimit, siç ka thënë Allahu (xhel-le ue ala):
“Nuk kemi dërguar përpara teje asnjë pejgamber vetëm se i kemi shpalluar atij se: nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Meje, kështuqë me adhuroni.” El Enbija’:25
Fjala La ilahe il-lAllah do të thotë: nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut (xhel-le ue ala). Po!

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento