lunedì 7 gennaio 2013

Disa qëndrime familjare që e dëmtojnë personalitetin e fëmijës


Disa qëndrime familjare që e dëmtojnë personalitetin e fëmijës
Nga: Redaksia e alwaraqat.net
http://www.alwaraqat.net/content.php?22 ... DD%E1&


Të gjithë e dijnë se ambjenti që e rrethon fëmijën ka një ndikim të madh në formimin e personalitetit të tij, dhe se një sjellje e mirë dhe e urtë, i formon atij një personalitet të shëndoshë. Këto janë disa qëndrime të familjeve, që më së shumti janë të përhapura:

1- Plotësimi i tepruar i dëshirave të fëmijës: disa familjarë mendojnë se plotësimi i dëshirave të fëmijës është diçka e kërkuar, dhe se kjo gjë është shenjë e dashurisë. Në gjuhën e përditshme kjo quhet edhe “llastim”, dhe disa prej nënave krekosen se cila e llaston më shumë fëmijën e saj.

2- Kërkimi i të përkryerës: e kjo duke kërkuar nga fëmija që ai të ketë arritje, mjeshtëri dhe saktësi që janë mbi nivelin e tij, që janë mbi fuqinë e tij mendore dhe janë mbi formimin e tij.

3- Të tepruarit me këshilla: me këtë është për qëllim teprimi në mbikqyrjen e fëmijës, në këshillimin e tij, në ngarkimin me detyra për çdo gjë madhe dhe të vogël; e kështu familja nuk i jep fëmijës liri veprimi.

4- “Mbulimi” i fëmijës me të mira materiale: me këtë është për qëllim teprimi me rroba, me lodra palë-palë dhe me shërbimin e fëmijës mbi të nevojshmes.

5- Përkujdesja e tepruar e trupit, detyrave të tij (trupit) dhe sëmundjeve: në gjuhën e mjekësisë kjo ndryshe quhet hipokondri[1], mirëpo në vend që përkujdesja të jetë për vetveten, ajo bëhet për fëmijën.

6- Teprimi në ndëshkim: dmth ndëshkimi i tij për çdo gjë të madhe apo të vogël.

7- Ngarkimi me përgjegjësi mbi mundësinë e fëmijës: prindi kërkon nga fëmija që të kryej disa punë që mund ta lodhin. Ose, kur familja është e varfër, prindi kërkon nga fëmija që t’i ndihmojë, duke e privuar atë nga arsimimi.

8- Neglizhimi: e kjo duke mos i kushtuar kohë të mjaftueshme përkujdesjes për fëmijën.

9- Dëbimi: me këtë është për qëllim mos-sigurimi i jetesës (që është e pranueshme) për fëmijën dhe që bën pjesë brënda kornizave familjare; kjo ndodh kur nëna dhe babai ndahen.

10- Teoria e respektit të barabartë: me këtë është për qëllim se secili pjestar të familjes i takon të respektohet nga antarët e tjerë të familjes.

Fundnota:
[1] Hipokondria është një term që i referohet preokupimit të tepërt dhe të pabazë që një person ka rreth shëndetit të tij, duke qënë i bindur se çfarëdo kontrolli mjekësor mund t’i zbulojë ndonjë sëmundje. Në gjuhën e njerëzve kjo njihet si: i sëmurë imagjinar. [Shënim i përkthyesit, marrë nga wikipedia në italisht].



Përktheu: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento