sabato 26 gennaio 2013

Nga imami dhe muhadithi i shekullit: Muhamed Nasirudin Albani


Ngjitu lart  
Shpimi me shufra hekuri... të ecurit mbi zjarr...
[shembuj të sfidave që Ehlul Hadithi i kanë bërë sufive]
Nga imami dhe muhadithi i shekullit: Muhamed Nasirudin Albani



E kam thënë herë të tjera, se gjatë shekujve, dijetarët muslimanë kanë patur përvojat e tyre me këta mashtrues. Më i njohuri prej këtyre dijetarëve (që kanë patur përvoja), është shejhul Islam Ibën Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) i cili ka sfiduar shehun e Rufaive në kohën e tij, i njohur si el Bataihi dhe i cili hiqej sikur mund të futej në mes të zjarrit pa u djegur. Ibën Tejmija i sfidoi dhe lajmi i kësaj sfide shkoi deri tek valiu i Damaskut asokohe. Valiu thërriti shehun e tarikatit bashkë me shejhul Islam Ibën Tejmijen që të shikonte sesi debatonin, dhe çfarë do të bënin në fund (të debatit).

Shejhul Islami foli me diturinë që kishte, dhe (tha) se ata ishin prej krijesave më të këqija, se ata nuk kishin as dituri dhe as devotshmëri, mirëpo i vërdallisen njerëzve me disa veprime që mund t’i bëjë i miri dhe i keqi, besimtari dhe mosbesimtari. 

Ai foli, dhe prej fjalëve që foli: vërtetë ata i lyejnë trupat dhe rrobat e tyre një substancë të veçantë, dhe kështu ata hyjnë në mes të zjarrit duke mos u djegur. Unë i sfidoj ata me një kusht. Urdhëroji o vali që t’i heqin rrobat e tyre, më pas të veshin rroba të lara nga ana jote dhe poashtu ata vetë të lahen me ujë dhe uthull, pas kësaj le t’i veshin këto rroba të bardha. Mëpas, unë bashkë me të po hyjmë në mes të zjarrit; ai i cili digjet prej nesh, ai është gënjeshtari. Kur u kuptua haptazi puna e këtij gënjeshtari, ai bëri prapa.

Ka shumë e shumë ngjarje, e ndoshta ka dobi t’ju përmend një ngjarje shumë të vogël që më ka ndodhur mua – dhe unë jam robi i varfër - : 
Një herë pata udhëtuar nga Damasku për në Alepo, për davet (dhe për të thirrur tek All-llahu). E mbajtëm mësimin dhe njerëzit ikën, mirëpo, si zakonisht mbetën katër apo pesë prej vëllezërve tanë, dmth prej shokëve tanë. Bashkë me këta ndenji edhe një person tjetër të cilin nuk e kisha parë ndonjëherë tjetër. Ai po qëndronte ulur larg meje, dhe kaq e kishte stomakun; ai ishte i dobët dhe nuk ishte shëndoshë, e megjithatë kaq e kishte stomakun.

I thashë atij: ç’është kjo o burrë?

Tha: kjo është rahmanijeh.

Unë për herë të parë që e kam dëgjuar fjalën rahmanijeh, ka qënë atje, dmth në Alepo.

I thashë: po ç’do të thotë rahmanijeh?

Tha: do të thotë shufër hekuri.

I thashë: po përse ke ardhur? Megjithëse unë e dija përse.

Tha: do t’ju tregoj mrekullitë tona (qerametet).

I thashë se puna është e lehtë, dhe unë atë ditë kisha me vete një brisk me dy teha; secili teh ishte kaq i gjatë, dmth ishte i vogël dhe unë e mbaja për të holluar lapsin.

I thashë: atëherë unë po të godas me këtë brisk me dorën time.

Tha: jo, por me dorën time. Dmth ai do ta godiste veten e vet me briskun që do t’i jepja unë.

I thashë: jo, po me dorën time.

Tha: jo, por me dorën time. 

Njerëzit (që ishin prezentë) filluan të shikonin këtë fjalë që po përsëritej nga të dyja palët. Unë thoja me dorën time, ndërsa ai me dorën time, me dorën time, jo me dorën time, jo me dorën time, jo me dorën time, jo me dorën time. Normalisht unë kisha durim më shumë se ai, sepse unë isha në të drejtë. Dhe e dyta, më kishin kaluar vite dhe unë thërrijsa drejt fesë së All-llahut lloj-lloj njerëzish. Si përfundim, ai u lodh dhe u mërzit, e kështu tha fjalën e fundit: po çfarë dallimi ka?

Unë thoja me dorën time, ai: jo me dorën time, jo me dorën time, jo me dorën time. Më pas ai u mërzit, u lodh dhe tha: po çfarë dallimi ka?
I thashë: epo meqë nuk paska dallim, atëherë me dorën time. E kështu i devijuari u poshtërua.

Dhe, ai menjëherë e ndërroi bisedën – dhe kjo bën pjesë tek mashtrimi i tyre -, dhe thirri të zotin e shtëpisë i cili gjithashtu quhej Ebu Ahmed. I tha: o Ebu Ahmed! Na e sill tangarin (e qymyrit). 

A i thoni edhe ju tangar?

Të pranishmit: po!

Unë e kuptova se çfarë donte, dhe thashë: o Ebu Ahmed! Mos e sill tangarin, por sill shkrepsen.

(shejhu qeshën), subhanAll-llah!

Ai ishte prej sufive, dhe ata zakonisht në kokë vendosin një lloj çallme pa lidhëse. Erdhi shkrepsja, e ndeza dhe i thashë atij: kthehu nga pretendimi yt i kotë, se përndryshe do të digjesh.

I gjori ngeli pa fjalë, dhe as që tha gjë. Unë iu afrova hap pas hapi, derisa mbërrita tek ai, dhe unë vërtetë që ia vendosa shkrepsen në pjesën ballore të çallmës së tij. Çallma filloi të digjej, mirëpo unë ia hoqa nga frika se mos të lëndohej, ...fjalë të paqarta...

I thashë: shko tani tek shehlerët tuaj, dhe thuaji se këto janë mrekullitë e selefive!

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=134626 


Përktheu: Besmir Cacani

__

Nessun commento:

Posta un commento