giovedì 24 gennaio 2013

Debati i zhvilluar mes myftiut të Turqisë dhe shejkh Abdullah ibn Humejd Abdullah ibn Humejd


Debati i zhvilluar mes myftiut të Turqisë dhe shejkh Abdullah ibn Humejd
Abdullah ibn Humejd

Falenderimet i pëkasin Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tone Muhammed, familjen dhe gjithë shokët e tij.
Ky është një debat i zhvilluar mes shejkh Abdullah ibn Humejd dhe myftiut të Turqisë i cili thoshte se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është pjesë e Allahut, uel ijadhu bil-lah.

Ka thënë shejkhu Allahu e mëshiroftë:
Porse sikur ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):
لتتبعن سنن من كان قبلكم
“Do të ndiqni rrugët e atyre që kanë qënë përpara jush”. Dhe rrugët e atyre që kanë qënë përpara nesh thojnë: ‘Vërtet Isai është Allahu, ose biri i Allahut ose njëri prej treve’.
A janë shfaqur në këtë ummet njerëz të cilët kanë thënë se Pejgamberi është i tillë? Themi: Po!
Janë shfaqur në Turqi, dhe tani ka njerëz të cilët thojnë: ‘Vërtet Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është dritë prej Allahut, pjesë e Allahut dhe nuk është njeri’.
Në vitet e kaluara, u takuam me myftiun e Turqisë dhe bashkë me të ishte vëllai i kryeministrit Sulejman Demirel i cili nuk e fliste mirë arabishten dhe për këtë kishte përkthyes me vete. Ky pyeti rreth disa çështjeve të haxhit që lidheshin me medhhebin hanefi, ndërsa unë përgjigjesha. Më pas ndërroi temë dhe pyeti për Pejgamberin, tha: Çfarë mendon për Pejgamberin? Për Muhammedin? Unë u çudita nga kjo pyetje!
Thashë: Nga cili aspekt?
Tha: A ka qënë ai njeri?
Thashë: Po! Njeri ka qënë, i fola me qetësi në mënyrë që të kuptoja çfarë kishte. I përmenda atij ajetet:
قل إنما أنا بشر مثلكم
“Thuaj: Vërtet unë jam njeri sikurse ju”. elKehf:110
إن أنا إلا نذير وبشير لقوم يؤمنون
“Nuk jam tjetër veçse paralajmërues dhe përgëzues për popullin besimtar”. elEaraf:188
Ai foli turqisht e më pas përkthyesi tha: Kjo është modesti prej tij. Ai ka ardhur me pamjen e njeriut me qëllim që të ishte i ngjashëm me njerëzit që i thërriste, e nëse ai ishte i ngjashëm me ta, thirrja e tij bëhej më e pranueshme, përndryshe ai nuk ka qënë njeri.
Shejkhu: Po myftiu çfarë thotë?
Tha: Ai thotë se është pjesë e Allahut!
(Shejkhu duke iu drejtuar të pranishëmve): Njëlloj sikurse kanë thënë të krishterët, porse këtij nuk mund t’i argumentoheshe me Kur’an apo Sunnet, me të nuk kishe veçse argumentet logjike.
Tha: Ai është pjesë e Allahut.
Thashë: Dmth Muhammedi është pjesë e Allahut?
Tha: Po!
Thashë: Thuaji atij (myftiut) a është gjallë Muhammedi apo ka vdekur?
Tha (myftiu): Jo, ai ka vdekur, sepse Allahu thotë:
إنك ميت وإنهم ميتون
“Vërtet ti do të vdesësh (o Muhammed) dhe sigurisht që edhe ata do të vdesin”. Ez-Zumer:30
Myftiut iu tha: Nëse ai ka vdekur, ndërsa ti thua se është pjesë e Allahut, i bie që kjo pjesë e Allahut të ketë vdekur, dhe Zoti na qënka sakat? Zoti qënka bërë sakat sepse një pjesë e Tij paska vdekur?
Ai qëndroi i heshtur më pas tha: Më ke vënë në dyshim, dhe nuk mundi të përgjigjej.

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento