mercoledì 30 gennaio 2013

Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz


Bashkimi i namazeve për shkak të shiut
Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz – http://www.sahab.net/home/?p=213

Pyetja: Gjatë rënies së shiut, sidomos në mbrëmje kur bëhet ezani i akshamit, pasiqë falet akshami bëhet ikameti për namazin e jacisë duke i bashkuar kështu namazet si mëshirë për namazlitë për shkak të shiut. A është e lejuar kjo gjë, kur në kohën tonë gjërat kanë ndryshuar nga e kaluara dhe çdo gjë është bërë e gatshme tek disa njerëz, si psh mjetet e transportit e të ngjashme?
Përgjigja: Ky është një lehtësim prej Allahut, nëse bie shi nuk ka problem që namazet të bashkohet. Ky është një lehtësim dhe pëlqehet bashkimi si mëshirë ndaj njerëzve, lehtësim për ta dhe mosdëmtimi i tyre (me daljen përjashta në shi). Edhe sikur njerëzit të mos i bashkojnë namazet, njeriut i lejohet që të falet në shtëpinë e tij. Është vërtetuar se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka urdhëruar që namazi të falet nëpër shtëpia kur binte shi, ka thënë:
صلوا في رحالكم
“Faluni në shtëpijat tuaja.” [Transmeton Bukhariu dhe Muslimi]
Si përfundim, nëse bie shi dhe përbaltet rruga, atëherë Sunneti është që të bashkohet mes namazit të drekës dhe iqindisë, dhe mes akshamit dhe jacisë. Ndërsa kush nuk i ka bashkuar namazet dhe ka vështirësi për të dalë në namaz, atëherë i lejohet ta falë namazin në shtëpinë e tij dhe arsyetohet për lënien e namazit me xhemat për shkak të hadithit të lartpërmendur.

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento