mercoledì 30 gennaio 2013

Dhënia e dorës femrave për davet!


Dhënia e dorës femrave për davet!
Salih el Feuzan


Pyetja: Disa njerëz të cilët vizitojnë disa vende të perëndimit  dhe ndonjëherë ata (vizitorët) janë prej bamirësve dhe profesorëve në universitete, shtrengojnë duart butësisht me gratë e huaja. Preteksti i tyre është se nuk duan t’i trembin ata nga mënyra e Islamit (për mosdhënien e dorës), dhe me qëllimin e madh të Islamit që është mëshira. Çfarë mendimi keni rreth kësaj?

Përgjigja: Nuk ka zbukurime në çështjet fetare (dhe nuk jemi dakort me këtë gjë). Lëreni atë ta puthë atë femër që ta afrojë në Islam. Kjo nuk lejohet! Ne nuk duhet të sjellim mendimet tona për t’i thirrur njerëzit në Islam.
Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte thirrës dhe prijësi i thirrësve. Madje, ai kurrë nuk ka prekur dorën e ndonjë gruaje të huaj, siç ka thënë Aisha (radijAllahu anha).
Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i merrte besën grave gojarisht, ndërkohë që burrave ua merrte besën me shtrengimin e dorës.
Ky është udhëzimi i Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Nëse ti do ta thërrasësh atë në Islam atëherë shpjegoja asaj Islamin, dhe shpjegoji se nuk është e lejuar tua japësh dorën femrave. Shpjegoja asaj këtë.

Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento