mercoledì 9 aprile 2014

Unë jam selefi, mirëpo nuk jam fanatik për menhexhin Shejh Ubejd el Xhabirij


Kjo pyetje lidhet me një shprehje, Allahu ju dhëntë mirësi thotë (pyetësi) se çfarë mendimi keni rreth saj, dhe ajo shprehje është: unë jam selefi, mirëpo nuk jam fanatik për menhexhin?

Përgjigja: ky ose është xhaahil (i paditur), ose bën lojra. Ai është një nga këta të dy; ose është i paditur rreth menhexhit selefi se çfarë është ai, ose bën lojra. Cilado qoftë prej këtyre dyjave, dituria nuk merret nga ky person, sepse selefiu nuk ka fanatizëm, por ka kapje dhe shtrëngim fort. Selefiu ka kapje dhe shtrëngim fort për menhexhin që e kanë trashëguar sahabët nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që e kanë trashëguar tabi’inët nga sahabët, dhe muslimanët vazhdojnë ta trashëgojnë brez pas brezi; muslimani kapet dhe shtrëngohet fort pas tij. Kjo do të thotë se ai ndjek dhe pason gjatë gjithë kohës. Kjo fjalë është përfundimi i rregullit të arsyetimit dhe bashkëpunimit; bashkëpunojmë në atë që kemi rënë dakort, dhe e arsyetojmë njëri-tjetrin në ato gjëra që kemi rënë në mospajtim. Lidhur me këtë rregull kemi folur gjërë në vende tubime të shumta. Po!

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/2492 
Përktheu: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento