venerdì 4 aprile 2014

Shejh Rabi’ ibën Hadi elMedkhali All-llahu e ruajttë

Këshilla dashamirësie
për këtë Ummeh Islamije
dhe për bartësit e Thirrjes Selefije


Dijetari kolosal dhe Imami i Ehli Sunnetit në këtë kohë
Shejh Rabi’ ibën Hadi elMedkhali
All-llahu e ruajttë


Lavdia i qoftë All-llahut! Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin e All-llahut, për familjen dhe për shokët e tij, si dhe për ata që e ndjekin udhëzimin e tij...

Më tej:

Ne, Ummetin Islam, All-llahu na ka dalluar prej popujve tjerë me atë që ne urdhërojmë për të mira dhe ndalojmë nga të këqijat. All-llahu i Lartësuar ka thënë:


“كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنْكَرِ”
“Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin:
(sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira dhe i ndaloni të këqijat...” (Ali Imran: 110)


I Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:


“من رأى منكم منكراً فليغيره بيده فإن لم يستطع فبلسانه فإن لم يستطع فبقلبه وذلك أضعف الإيمان”
“Kush sheh një të keqe, le ta ndryshojë (ndalojë) atë me dorë! Nëse s’ka mundësi, atëherë me gojë (fjalë), e nëse s’ka mundësi, atëherë me zemër, por ky është imani më i dobët.”


Zoti ynë na ka urdhëruar që të jemi zbatues të drejtësisë. All-llahu i Lartësuar ka thënë:


“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُونُوا قَوَّامِينَ بِالْقِسْطِ شُهَدَاءَ لِلَّهِ وَلَوْ عَلَى أَنْفُسِكُمْ أَوِ الْوَالـِدَيْنِ وَاْلأقْرَبِينَ”
“O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, dëshmitarë të drejtë për All-llahun, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj.”
 (enNisa’: 135)


Zoti ynë na ka urdhëruar që të ndihmohemi në bamirësi dhe devotshmëri (takwa) dhe na e ka ndaluar ndihmën mes veti në keqbërje dhe armiqësi. All-llahu i Lartësuar ka thënë:


“وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلا تَعَاوَنُوا عَلَى الإثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ”
“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat 
(takwa) dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni All-llahut, sepse Ai dënon ashpër.” (elMaide: 2)


Na ka urdhëruar, gjithashtu, për xhihad për ta përhapur dhe për ta mbrojtur Fenë; xhihad me shpatë dhe shtizë, si dhe xhihad me sqarim, argument dhe fakte – që është xhihadi i profetëve, alejhimus salatu ues selam.

Zoti ynë na ka urdhëruar që të jemi të sinqertë dhe ta flasim të vërtetën, si dhe na e ka ndaluar gënjeshtrën. Profeti, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:


“عليكم بالصدق فإن الصدق يهدي إلى البر وإن البر يهدي إلى الجنة ولا يزال الرجل يصدق ويتحرى الصدق حتى يكتب عند الله صديقاً، وإياكم والكذب فإن الكذب يهدي إلى الفجور وإن الفجور يهدي إلى النار ولا يزال الرجل يكذب ويتحرى الكذب حتى يكتب عند الله كذاباً”
“Jini të sinqertë, sepse sinqeriteti çon në punë të mira, kurse punët e mira çojnë në Xhennet. Njeriu vazhdon ta flasë të vërtetën dhe ta zgjedhë sinqeritetin, deri sa të shkruhet tek All-llahu “i sinqertë”. Ruhuni dhe largohuni prej gënjeshtrës, sepse gënjeshtra çon në punë të këqija, kurse punët e këqija çojnë në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë dhe ta zgjedhë gënjeshtrën, deri sa të shkruhet tek All-llahu “gënjeshtar”.”


Na ka paralajmëruar, gjithashtu, për paragjykimet e rrejshme. I Dërguari, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:


“إياكم والظن فإن الظن أكذب الحديث”
“Largojuni paragjykimeve, se paragjykimet janë fjalët më të rrejshme.”


Zoti ynë na ka urdhëruar për vëllazëri dhe përpjekje për vëllazërim. I Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:


“المسلم أخو المسلم لا يخونه ولا يخذله، كل المسلم على المسلم حرام عرضه وماله ودمه، التقوى هاهنا بحسب امرئ من الشر أن يحقر أخاه المسلم”
“Muslimani është vëllai i muslimanit: nuk e tradhton dhe nuk e zhgënjen. Secili musliman e ka haram prej muslimanit nderin, pasurinë dhe gjakun e tij. Takwaja është këtu. Njeriut s’ka si të bëhet më i keq se kur e poshtëron vëllain e tij musliman.”

Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: “Hadith hasen”.


“لا تحاسدوا ولا تباغضوا ولا تدابروا ولا يبع بعضكم على بيع بعض وكونوا عباد الله إخواناً، المسلم أخو المسلم لا يظلمه ولا يخذله : التقوى هاهنا ويشير إلى صدره ثلاث مرات، بحسب امرئ من الشر أن يحقر أخاه المسلم، كل المسلم على المسلم حرام دمه وماله وعرضه”
“Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos u urreni mes veti, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit dhe të mos ndërhyjë askush në shitblerjen e tjetrit, por bëhuni robër të All-llahut si vëllezër! Muslimani është vëllai i muslimanit: nuk e tradhton dhe nuk e zhgënjen. Takwaja është këtu
(duke treguar kah gjoksi tri herë). Njeriut s’ka si të bëhet më i keq se kur e poshtëron vëllain e tij musliman. Secili musliman e ka haram prej muslimanit nderin, pasurinë dhe gjakun e tij.”
Transmeton Muslimi.


Zoti ynë na ka urdhëruar të këshillojmë. I Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:


“الدين النصيحة فقلنا لمن يا رسول الله ؟ قال: لله ولكتابه ولرسوله ولأئمة المسلمين وعامتهم”
“Feja është këshillë.”
 Thamë: “Për kë, o i Dërguar i All-llahut!” Tha: “Për All-llahun, për të Dërguarin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe për popullin në përgjithësi.”


Na ka urdhëruar që ta ndihmojmë shtypësin dhe të shtypurin. I Dërguari, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:


“انصر أخاك ظالماً أو مظلوماً، فقال رجل: يا رسول الله ، أنصره إذا كان مظلوماً، أفرأيت إذا كان ظالماً كيف أنصره ؟ قال تحجـزه، أو تمنعـه، من الظلم فإن ذلك نصره”
“Ndihmoje vëllain tënd, qoftë shtypës, e qoftë i shtypur!”
 Një njeri tha: “O i Dërguar i All-llahut! E ndihmoj kur është i shtypur, por si ta ndihmoj kur është shtypës?!” Ai tha: “Duke e penguar nga padrejtësia e tij. Kjo është ndihmë për të.”
Transmeton Buhariu


Na ka treguar se padrejtësia është errësira në Ditën e Gjykimit. All-llahu i Lartësuar ka thënë:


“إِنَّ اللَّهَ لا يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ وَإِنْ تَكُ حَسَنَةً يُضَاعِفْهَا وَيُؤْتِ مِنْ لَدُنْهُ أَجْراً عَظِيماً”
“Vërtet, All-llahu nuk i bën të padrejtë askujt asnjë grimë, por, nëse 
(dikush) bën mirësi, All-llahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.” (enNisa’: 40)


All-llahu në hadith kudsij ka thënë:


“يا عبادي إني حرمت الظلم على نفسي وجعلته بينكم محرماً فلا تظالموا”
“O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar padrejtësinë Vetes Sime dhe e kam bërë atë të ndaluar mes jush, prandaj mos i bëni të padrejtë njëri-tjetrit!”


Zoti ynë na e ka ndaluar teprimin dhe ekstremizmin në Fe. I Lartësuari ka thënë:


“يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ وَلا تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ إِلا الْحَقَّ”
“O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për All-llahun thoni vetëm të vërtetën!”
 (enNisa’: 171)


I Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:


“إياكم والغلو فإنه أهلك من كان قبلكم غلوهم في دينهم”
“Ruhuni prej teprimit (ekstremizmit), sepse popujt para jush i ka shkatërruar teprimi në fenë e tyre.”


“لا تطروني كما أطرت النصارى ابن مريم”
“Mos e teproni në lëvdata ndaj meje, siç e tepruan të krishterët ndaj të birit të Merjemes...”


Zoti ynë na e ka ndaluar fanatizmin. I Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:


“ومن قتل تحت راية عمية يدعوا لعصبية أو ينصر عصبية، فقتلته جاهلية”
“Kush lufton nën flamur injorance, që thërret për fanatizëm, vdekja e tij është vdekje xhahilijeti.”

Transmeton Muslimi


Shejhul Islam Ibën Tejmije, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Mësuesit nuk e kanë të lejuar që njerëzit t’i bëjnë partiakë, e as të bëjnë diçka që fut mes tyre armiqësi dhe urrejtje, por duhet të jenë sikur vëllezër që ndihmohen mes veti për bamirësi dhe takwa, siç ka thënë All-llahu i Lartësuar:

“وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلا تَعَاوَنُوا عَلَى الإثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ”
“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat (
takwa) dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni All-llahut, sepse Ai dënon ashpër.” (elMaide: 2)

Askush nuk ka të drejtë t’ia imponojë dikujt që të pajtohet me të në çdo gjë që ai do, të miqësohet me miqtë e tij dhe t’i armiqësojë armiqtë e tij. Kush e bën këtë, ai është sikur Xhingis Kani dhe të ngjashmit me të, të cilët i bëjnë miq dhe shokë ata që pajtohen me ta dhe i bëjnë armiq ata që i kundërshtojnë në diçka.
Secili e ka obligim t’i përmbahen urdhrit të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij: që t’i binden All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, ta bëjnë atë që e urdhërojnë All-llahu dhe i Dërguari i Tij dhe ta zënë haram atë që e kanë bërë haram All-llahu dhe i Dërguari i Tij, si dhe t’i respektojnë obligimet ndaj mësuesve, ashtu siç kanë urdhëruar All-llahu dhe i Dërguari i Tij.
Nëse mësuesi i dikujt është i shtypur (i sulmuar me të padrejtë), atëherë duhet ta ndihmojë, e nëse është i padrejtë, atëherë nuk e mbron në padrejtësinë që e bën, por e ndalon prej saj, siç është përmendur në hadith sahih nga Profeti, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë:

“انصر أخاك ظالماً أو مظلوماً، فقال رجل: يا رسول الله ، أنصره إذا كان مظلوماً، أفرأيت إذا كان ظالماً كيف أنصره ؟ قال تحجـزه، أو تمنعـه، من الظلم فإن ذلك نصره”
“Ndihmoje vëllain tënd, qoftë shtypës, e qoftë i shtypur!”
 Një njeri tha: “O i Dërguar i All-llahut! E ndihmoj kur është i shtypur, por si ta ndihmoj kur është shtypës?!” Ai tha: “Duke e penguar nga padrejtësia e tij. Kjo është ndihmë për të.”


Mexhmu’ul Fetaua, 16/28.

Këto çështje, këto veçori madhështore dhe këto parime të drejta duhet të zbatohen në këtë Ummet dhe të ruhen e kultivohen në mënyrën më të mirë, si tek individët, ashtu edhe te shoqëritë, popujt dhe pushtetarët, e sidomos te dijetarët dhe nxënësit e dijes, kurse në veçanti tek ata që i atribuohen Sunnetit dhe Xhematit. Në largimin prej këtyre parimeve, ose prej disa prej tyre, ka prishje dhe dëm të madh në Dunja dhe në Fe, gjë që çon deri te zhdukja e këtyre karakteristikave madhështore. Kjo do të ishte një e keqe e rrezikshme dhe shkatërrim i madh.

Ajo për të cilën nuk dyshon asnjë i mençur është se në këtë kohë kanë ndodhur tejkalime të mëdha dhe padrejtësi të shumta ndaj atyre që e thonë të vërtetën. Kështu, refuzohet e vërteta, të cilën e thotë ai, dhe ai poshtërohet dhe nënçmohet. Kjo është një gjë e shëmtuar dhe e urryer nëse kishte ndodhur nga një mosbesimtar, e si më kur ndodh nga një musliman!!!

Prandaj, Ummeti, e sidomos rinia, të cilët janë shtylla kryesore e tij, janë të obliguar që ta nderojnë dhe madhërojnë të vërtetën, ta poshtërojnë të pavërtetën dhe t’i shtypin përkrahësit e saj, kushdo qofshin ata. Me këtë All-llahu do t’u japë krenari, do t’i nderojë dhe do t’i lartësojë, e në të kundërtën, do të ndodhin të këqija, devijime, trazira dhe do të vijnë hidhërimi dhe dënimet e All-llahut në Dunja dhe në Ahiret. Një prej këtyre dënimeve është edhe mbisundimi i armiqve ndaj muslimanëve, gjendje kjo që do të vazhdojë deri sa ata t’i kthehen Fesë së tyre të vërtetë dhe deri sa të kapen fort për të ashtu siç duhet.

All-llahu u dhëntë sukses të gjithëve për atë me të cilën Ai kënaqet!




Përktheu: Xhemal Jakupi
3 Xhumadel Ahira 1435h
(3 Prill 2014G)

Nessun commento:

Posta un commento