venerdì 21 marzo 2014

Shejkh Salih el-Feuzan porosit marokienët dhe të rinjtë selefij që të përfitojnë prej Shejkh Muhammed ibn Hadi el-Medkhalij dhe mos të merren me ata që nxisin fitne


Shejkh Salih el-Feuzan porosit marokienët dhe të rinjtë selefij që të përfitojnë prej Shejkh Muhammed ibn Hadi el-Medkhalij dhe mos të merren me ata që nxisin fitne

Thotë robi nevojtar për faljen e Zotit të tij – el Husejn ibn Ahmed Mekkawij el-Magribij –Mejsur- Allahu i faltë atë, prindërit e tij dhe gjithë muslimanët:

Kam shkuar tek Shejkh el-’Al-lame Salih ibn Feuzan el-Feuzan në rezidencën e Kryesisë së Përgjithshme për Kërkime Akademike dhe Fetwa, pas namazit të drekës të kësaj dite: 18/05/1435 që korrespondon me 19/03/2014 dhe e pyeta duke i thënë:

Shejkhu jonë –Allahu ju ruajtë– unë jam nga Maroku dhe ka ardhur tek ne -në Marok- Shejkh Muhammed ibn Hadij el-Medkhalij për të mbajtur një seminar akademik.

Shejkhu (el-Feuzan) duke më ndërprerë fjalën time tha:

Përfitoni prej tij (pra prej Shejkh Muhammed ibn Hadij el-Medkhalij) sepse unë e njoh atë për dijetar (Shejkh) të nderuar.

Pastaj i thashë: O Shejkh! Por disa të rinj nxisin fitne kundër tij (Shejkh Muhammed ibn Hadij) dhe kundër atyre që e organizojnë këtë seminar, me shkak se ata e kanë organizuar në një shoqatë.

Shejkh el-Fewzan – Allahu e ruajtë- tha: Mos u merrni me ata (që nxisin fitne kundër Shejkh Muhammed ibn Hadij el-Medkhalij dhe kundër atyre që e organizojnë këtë seminar), por përfitoni nga Shejkhu (Shejkh Muhammed ibn Hadi), mos i lini ata (që nxisin fitne) që t’jua humbasin rastin (shansin) e përfitimit prej tij (Shejkhut). Përfitoni prej tij e mos u merrni me ata (që nxisin fitne).

Sqarim: Kërkova nga Shejkhu në fillim të takimit që ta inçizoj dhe mu përgjigj: mos e inçizo.

I thashë: O Shejkhu jonë! Dua që t’ia dërgoj përgjigjen vëllezërve në Marok.

Atëherë Shejkhu –Allahu e ruajtë – tha: Mësoje (përgjigjen) përmendësh dhe dërgoje.

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142949

Përktheu: Astrit Hoxha, Shkodër, 19/03/2014 pas namazit të Iqindisë.

Nessun commento:

Posta un commento