venerdì 28 febbraio 2014

Selefizmi dhe dëlirësia e zemrave Nga shejh Sulejman er-Ruhajli

Selefizmi dhe dëlirësia e zemrave
Nga shejh Sulejman er-Ruhajli


Prej të folurit rreth mirësive të Allahut mbi ty, është që të shfaqësh pa krekosje.. dhe kjo gjë është jashta mësimit, mirëpo është një çështje që duhet ta vërejmë tek sjellja jonë me fqinjët tanë, vëllezërit tanë dhe njerëzit; sepse kjo Fe është e çuditshme o vëllezër! Kjo Fe i ruan zemrat, i ruan zemrat që të jenë të shëndosha, të pastra, të kthjellëta, të jenë të bashkuara dhe mos të ketë përçarje mes tyre, përveçse me një shkak fetar që e kërkon këtë gjë; dhe tek kjo gjë nxënësit e dijes duhet të tregohen të vëmendshëm.

Fatkeqsisht disa prej nesh tani, u shtohet dituria dhe i pakësohet dëlirësia e zemrës së tij. Sa herë që i shtohet dituria, po aq i pakësohet dëlirësia e zemrës; dhe ky është një problem.

Ajo që kërkohet prej teje, është që sa herë ta shtosh diturinë, ta shtosh dëlirësinë dhe pastërtinë e zemrës tënde.

Duhet të largohesh nga gjërat që shkaktojnë largimin e zemrave, përveç nëse Allahu e dëshiron një gjë të tillë prej teje. Përpiqu [të ruash] gjuhën tënde, kështu që mos përcill diçka që i përçanë zemrat kurrësesi, përveç nëse kjo kërkohet prej teje fetarisht.

Edhe nëse dëmtohesh, përpiqu që mos t'i largosh zemrat, sepse ky është ndikimi i diturisë, ky është pastrimi i diturisë; sidomos ne o vëllezër. Ehli Suneti në çdo kohë janë të pakët, dhe ata në këtë kohë janë edhe më pak, kështu që ne duhet të përpiqemi t'i bashkojmë zemrat në të vërtetë përmes të vërtetës, dhe të largohemi nga çdo gjë që i largon zemrat e njerëzve të të vërtetës nga njëri-tjetri.

Për këtë, ne jemi njohur me përpjekjen e dijetarëve tanë në bashkimin e zemrave, me durim dhe përkujdesje; përveç në rastin kur Sheriati e kërkon [të kundërtën], ue la haula ue la kuvvete il-la bil-lah! Kështu duhet vepruar.

Pasha Allahun! Unë gjithnjë e them o vëllezër: selefizmi është më e çmuar dhe e bukur sesa çështjet tona personale, [dhe si e tillë] ai meriton prej nesh që të lëshojmë shumë prej të drejtave tona për shkak të kësaj karakteristike madhështore, në mënyrë që të bashkojmë zemrat rreth tij [rreth selefizmit]. E nëse pozicioni kërkon diçka prej kritikës, ath le të bëhet në një formë që nuk i largon zemrat dhe të përdorim metodat e mira.

Pasha Allahun! Prej dijetarëve tanë kemi parë një durim prej dhjetë apo njëzet vjetëve me qëllim mos-largimin e zemrave. Bile ai që i përkatësohej selefizmit gabonte, dhe dijetari bënte durim ndaj tij, dhe nuk e shfaqte atë nga frika se mos ai bënte kthesë e më pas të kritikohej përmes tij në të ardhme në formë Sheriatike, dhe me rrugë Sheriatike të saktë.

Kjo Fe është Fe e zemrave o vëllezër! Pasha Allahun, nuk ka hajër në një dituri e cila nuk sjell në zemrat tona pastërtinë dhe dëlirësinë. UAllahi, uAllahi dhe uAllahi, vërtetë selefizmi është dëlirësi.

O vëllezër, selefizmi është udhëzim, siguri, selefizmi është rruga e drejtë e Allahut. Është udhëzim uAllahi është udhëzimi më i madh, siguri për njeriun dhe për vëllezërit e tij.

Për këtë o vëllezër, ne duhet të tregohemi të vëmendshëm rreth kësaj. Kjo është prej urtësive që ka ndalesa e ngrënies dhe pirjes në enë prej floriri dhe argjendi, në mënyrë që ato mos t'i thyejnë zemrat; sepse kjo Fe është Fe e zemrave, dhe ne duhet të tregohemi të vëmendshëm rreth kësaj çështje.

Kërkojmë strehim tek Allahu nga të qënit prej atyre që gjuhët i kanë të këndshme, ndërsa zemrat i kanë të ndotura. Pasha Allahun, nuk ka hajër në këtë, edhe sikur njeriu të lartësohet [në pozitë]. UAllahi, uAllahi, të jesh i panjohur me një zemër të dëlirë, me një zemër të “shëndoshë”, është më mirë për ty sesa të jesh një flamur valëvitës me zemër të prishur, me çfarëdo lloj prishjeje që Allahu azze ue xhel-le nuk e don kurrësesi, dhe nuk është i kënaqur që robi i Tij ta ketë në zemër.

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=36872 
Përktheu: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento