venerdì 7 febbraio 2014

Ata që Përçajnë Selefitë janë Tëpabesë në Pretendimin e tyre në SelefizëmEl-Shejkh Rebi’ ibn Hadi el-Mad’halij

Ata që Përçajnë Selefitë janë Tëpabesë në Pretendimin e tyre në Selefizëm



Ata që Përçajnë Selefitë janë Tëpabesë në Pretendimin e tyre në Selefizëm

Nga Bartësi i Flamurit të el-Xherh ue el-Ta'dil të kohës sonë, 
El-Shejkh Rebi’ ibn Hadi el-Mad’halij hafidhehullah.

Shejkh Rebi’ ibn Hadi el-Med’halij hafidhehullah, theksoi: 

"Ekzistojnë disa individë të cilët i nxisin shkaqet e përçarjes, ata nxisin Fitne (rrëmuja) dhe më këtë mënyrë (Ata) i përçajnë Selefitë, duke i shqyer ata (copë copë). Kjo nuk është prej metodologjisë së saktë, dhe as prej rrugës (mënyrës) Selefijeh dhe as prej metodologjisë të Sahabëve dhe Tabi'inëve.

Disa individë (Qëllimisht) kërkojnë për të gjetur mënyra të cilat përçajnë dhe shqyejnë copë copë. Të tillë individë nuk janë për t'u besuar në lidhje me Fenë e All-llahut Subhanehu ue Te’ala, dhe se ata nuk janë të sinqertë në pretendimin e tyre ndaj Selefizmit.

Është obligim që vëmendja të jetë e fokusuar mbi ta, (duke i pyetur ata), 

"Pse ju po i sillni të gjitha këto shkaqet e përçarjes?" 

"Pse ju po i përçani Selefitë? "



Përcjellur nga vëllai ynë i Nderuar: Abul-Hasan Malik Adam –All-llahu e ruajtë-.

Përshtati vëllai juaj Selefi: Ebu Jusuf -Arbrit Kraja-
Shkodër, 1 Rabi' Al-Thani 1435.

Nessun commento:

Posta un commento