lunedì 2 dicembre 2013

Shejh Muhamed Nasirudin Albani


Istiharja nuk largon dyshimin, por, bëhet kur merr një vendi

UNREAD_POSTnga Besmir Cacani » E Hënë Dhjetor 02, 2013 1:19 pm
Istiharja nuk largon dyshimin, por, bëhet kur merr një vendim

Shejh Muhamed Nasirudin Albani



Pyetësi: një nxënës ka përfunduar vitin e parë të shkollës së mesme, dhe tani në vit të dytë dëshiron të hyjë në profilin shkencor apo atë shoqëror, mirëpo ai nuk ka ndonjë anim tek ndonjëra prej këtyre dy profileve, pra është 50% me 50% . Si janë fjalët e istihares së tij? Çfarë duhet të thotë në dua?

Shejhu: ajo që kuptoj nga pyetja yte është se ai nuk ka një vendim, e për këtë arsye nuk ka istihare për të. Nëse kuptimi im është i saktë, ath edhe përgjigja është e saktë. E nëse kuptimi im nuk është i saktë, ath korigjoje atë.

Pyetësi: Allahu ta shpërbleftë o shejh!

Shejhu: edhe ty!

Pyetësi: ai është në dyshim dhe ka nevojë të bëjë istihare sepse është në dyshim.

Shejhu: jo! Istiharja nuk largon dyshimin. Istiharja [bëhet] pasi njeriu merr një vendim për një veprim çfarë do, në këtë rast bëhet istiharja. Istahiharja për të larguar dyshimin nga një çështje për të cilën muslimani nuk ka marrë një vendim, nuk është e ligjëruar.

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php ... post106799 


Përktheu: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento