venerdì 13 settembre 2013

Dy kërcënime serioze për atë që kundërshton Sun-netin


Dy kërcënime serioze për atë që kundërshton Sun-netin

Postnga Arbrit Kraja » E Enjte Shtator 12, 2013 11:48 pm
Dy kërcënime serioze për atë që kundërshton Sun-netin

Shejkh Muhammed Ibn Se'id Raslan HafidhehUllah.




Allahu i Lartë Madhëruar, thotë:

"Dhe le të kenë mendjen ata të cilët nuk pajtohen me urdhrin e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Sunetin e tij, me rrugën e tij, zbatimin në jetë të Urdhrave të Allahut, të Islamit, me fjalen e këshillat e tij), që të mos bjerë mbi ta ndonjë Fitne (mosbesim, sprovë, vështirësi, ose fatkeqësi, tërmet, vrasje, nënshtrim nga tiran e tjer), ose t’ju jepet një ndëshkim i dhimbshëm."
(Sure En-Nur: 63)

Shejkh Muhammed Ibn Se'id Raslan (Allahu e ruajt) komentoi këtë ajet duke thënë:

"Ky është një kërcënim i rëndë për atë që kundërshton urdhrin e të Dërguarit te Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) me njërën prej dy çështjeve:

1. Kjo fitne do të bie ne zemrën e tij, dhe si rezultat i saj, ai devijon nga e vërteta dhe nuk beson pasi kishte Iman. Zemra e tij do të bëhet e prishur me devijimin e udhëzimit te gabuar, kështu për këtë arsye nuk udhëzohet në të vërtetën pas kësaj. Kjo është sepse ai kundërshtoi urdhrin e të Dërguarit te Allahut (sal-lAllau alejhi ue sel-lem). Ky dënim është më i rëndë se ai pas tij.

2. Dënimi i dhimbshëm, nëse ndodhe në jetën e kësaj bote duke u vrarë, me sëmundje, ose shkatërrim, që është për mosbesimtarët që kundërshtojnë urdhrin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Dënimi i dytë do të ndodhe në ahiret. Nuk do të ketë shpëtim për atë që qëllimisht kundërshton urdhrin e të Dërguarit te Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nga të dy dënimet: një dënim që është në zemër dhe një dënim që prek trupin fizik ose pasurinë. Kjo do të ndodhë ose me anë të vdekjes, ose me shkatërrim, ose me humbjen e plotë të pasurisë dhe te jetës. Ky është një kërcënim i rëndë për atë që kundërshton urdhrin e të Dërguarit te Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). "


Burimi: Es-Sun-neh ue Bejan Makanatiha fq. 7-8 Nga Shejkh Muhammed Ibn Se'id Raslan (Allahu e ruajt)

http://uponistiqaamah.blogspot.com/2011 ... poses.html

Përshtati: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Shkurt 2012

Nessun commento:

Posta un commento