lunedì 12 agosto 2013

Nga shejh: Ahmed ibën Umer ibën Salim Bazmul Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali

Nga shejh: Ahmed ibën Umer ibën Salim Bazmul


Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : t’i nënshtrohem të vërtetës dhe të kthehem prej të kotës pa asnjëlloj ngushtie (apo pakënaqësie).

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : të jem i palëkundur në Sunet dhe në mehexhin Selefi – pa u lëkundur dhe ngurruar – në përgjithësi, dhe në kohë fitnesh (trazirash) në veçanti.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : të largohem nga dashuria për t’u dukur, sepse ajo ta thyen shpinën.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se kundërshtuesi i të vërtetës, nëse nuk pendohet dhe kthehet, ath do ta hedhë poshtë veten e tij përmes vetvetes.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se e vërteta ngadhënjen dhe nuk mund të ngadhënjehet, dhe se fitorja vjen pas durimit.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se njeriun e vlersojnë veprat dhe fjalët e tij, e kush është i mirë në veprat dhe thirrjen (davetin) që bën, ath lajmi rreth tij do të përhapet.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : t’i respektoj dijetarët e mëdhenj, dhe mos të dal përpara tyre edhe sikur kundërshtari të jetë i qartë në kundërshtinë e tij.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se nëse kundërshtari shfaq pajtim [me ty] dhe kërkon këshillë, ath të bëhet durim me të, jo për shkak të pajtimit të tij, por, për t’i dhënë kohën (dhe mundësinë) për t’u kthyer.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : që mos të marr në konsideratë mendimet, por të kërkoj Sunetin dhe Etherin.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : që mos të mbështetem tek vetja, por të kërkoj ndihmën e Allahut azze ue xhel-le.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : të përpiqem që të bëj bashkim në të vërtetë, dhe të largoj përçarjen dhe mospajtimin nga e vërteta.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : të përpiqem në udhëzimin e njërezve drejt të vërtetës, përderisa ka mundësi për këtë.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : që t’i dua selefitë besnikë në çdo vend ku janë, t’i ndihmoj ata sa të kem mundësi dhe mos t’i tradhëtoj.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se selefiu besnik (dhe i sinqertë) është gjithnjë me vëllezërit e tij selefì, nuk i braktis tubimet e tyre dhe nuk i largon njerëzit nga ata.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se nxënësi i dijes që nuk i vlerëson dhe respekton dijetarët, nëse nuk pendohet nuk shpëton.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se nxënësi i dijes nuk duhettë ndalet nga studimi, e kur të thojë (për veten e tij) ‘jam dijetar’, ai është injorant.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se Selefizmi nuk është thjesht një përkatësim me emër, por duhet të jem besnik në fjalë dhe vepra.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se Selefizmi nuk është një perde për “ata që duan të luajnë”, por është kufiri dallues mes të vërtetës dhe të kotës.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : që në kohë të vështira mos të dal përpara, por, t’i lë vendin dijetarëve të mëdhenj, sepse begatia është me ta.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : që të përpiqem të dua dhe bashkohem në të vërtetë, dhe të mbyll një sy për hir të Allahut për ndonjë ofendim (apo të padrejtë) personale.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : që mos t’i jap rëndësi “stuhive”, përrallave dhe “rrugicave” (çështjeve të vogla), përderisa karvani i të vërtetës ecën përpara.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se e vërteta, sado që të shumohen kundërshtarët e saj dhe sado që armiqtë të gjuajnë shigjetat e tyre, fitorja është afër për atë që bën durim dhe ruhet (me devotshmëri).

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se ndihmimi i të vërtetës, patjetër duhet bërë me menhexhin Selefi, dhe se nuk ka hajër tek mënyrat e tjera.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se kundërshtarët e të vërtetës janë të shumtë dhe “kanë shumë lëkurë”, kështu që ruhu prej tyre dhe mos i lejo të përhapin të kotën që ata kanë.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se ai që i mëson hajrin njerëzve, duhet të jetë shembull, dhe të kuptojë se ai është objekt pasimi (dhe ndjekjeje) për nxënësit e tij dhe njerëzit.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se ai që i mëson hajrin njerëzve, duhet të largohet nga sjelljet e këqija, dhe nga tamaja për dynja dhe pasuri.


Përktheu: Besmir Cacani
Shkodër, 10 Ramazan 1434 h

Nessun commento:

Posta un commento